Vrasja e Klodianit/ Ambasadori britanik: Drejtësia duhet të vendoset! Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore

11/12/2020 19:40

Edhe Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Norman u shpreh ngushëllime familjarëve të Kolidanit, ndërsa shkruan se drejtësia duhet të vendoset.  Më tej ai shton se i mbështet protestuesit por shton se tubimi duhet të jetë paqësorë.

Deklarate e Ambasadorit britanik Duncan Norman: I shprehim solidaritin dhe ngushëllimet familjes së Klodian Rashës. Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset. Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore.

Top Channel