Greqi, mbi 80 % e shtretërve në kujdesin intensiv të zëna

11/12/2020 20:33

Rreth 83 % e pavijoneve të kujdesit intensiv (ICU) të Greqisë janë aktualisht të zëna, me një normë të shtrimeve në 77 % në Atikë dhe 91 % në Selanik, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, ndërsa paraqiti masat që do të zbatohen gjatë periudhës së Krishtlindjes.

“Për fat të keq, përfundimi që del nga një vlerësim i të dhënave nuk është i kënaqshëm”, tha ai në një konferencë për shtyp, raporton ATSh

“Rastet nuk po zvogëlohen dhe zhbllokimi i ICU-ve nuk po ndodh në atë masë që pritej. Përgjegjësia për këtë qëndron te të gjithë ne, prandaj ne nuk mund të rifillojmë aktivitetet ekonomike dhe sociale në mënyrën dhe në kohën kur do të donim të gjithë”, shtoi zëdhënësi.

Petsas theksoi se pavarësisht faktit që kanë kaluar pesë javë që nga vendosja e bllokimit të dytë, situata epidemiologjike në vend mbetet e vështirë dhe rastet COVID-19 në një nivel kombëtar mbeten ende të larta.

Numrat më të lartë për 100 000 banorë, të bazuar në mesataren e shtatë ditëve, janë në Xanthi, Imathia, Selanik, Larisa, Florina, si edhe në Atikën Perëndimore.

Top Channel