Protesta paqësore në rrethe/ Demonstrime në Durrës, Pogradec, Fier dhe Elbasan

12/12/2020 02:27

Përveçse në Tiranë, protesta janë zhvilluar sot edhe në qytete të tjera të vendit. Në Elbasan me thirrjet “poshtë diktatura”, “Rama ik” protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodianit.

Ata më pas kanë ndezur qirinj në shenjë solidariteti. Nën thirrjet ”Poshtë diktatura” dhe ”Rama ik”, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin kryesor të qytetit bregdetar të Durrësit.

Gjatë protestës iu vu zjarri kazanëve të mbetjeve ndanë rrugës dhe u plasën kapsolla në shesh dhe përgjatë rrugës ”Aleksandër Goga” që përshkuan protestuesit për të mbërritura para Drejtorisë se Policisë Vendore Durrës. Protesta u zhvillua edhe në qytetin e Pogradecit ku një grup të rinjsh marshuan simbolikisht nga bashkia deri tek komisariati.

Të rinjtë me pankarta në duar bënë thirrje për largimin e drejtorit të Policisë së shtetit Ardi Veliu ndërsa deklaruan se protesta e tyre ishte thjesht qytetare dhe se nuk kishte lidhje me asnjë parti politike. Pasi ndezjen qirinj dhe u ulën një minutë në tokë në shenjë homazhi për Klodianin të rinjtë u shpërndan paqësisht.

Dhjetëra qytetarë, të rinj e të reja si dhe militantë të PD dhe LSI janë mbledhur në periferi të Fierit për të nisur marshimin drejt qëndresës së qytetit. Me thirrjet ‘Rama ik, poshtë diktatura dhe liri demokraci’, protestuesit i janë drejtuar prefekturës së Fierit ku dhe vendosën qirinjtë në nderim të 25 vjeçarit të vrarë në 8 dhjetor. Ndërkohë që gjatë marshimit protestuesit kanë hedhur qindra shashka në drejtim të uniformave blu.

Top Channel