Kryeministri Edi Rama ka sjellë momente të punës së epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, mëngjesin e sotëm.

Epidemiologët thonë se rastet identifikohen nga mjeku i familjes dhe më pas dërgohen grupet e posaçme për të bërë testimin.

Rama thekson se Shqipëria po forcon kapacitetet e testimit dhe se gjatë kësaj javë ka nisur edhe bërja e testeve të shpejta,  ku janë marrë 100 mijë testet e para, ndërsa grupet e epidemiologëve punojnë me orare të zgjatura, 24 orë në të 7 ditët e javës.

“Me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24 orë në 7 ditë të javës, duke zgjeruar e thelluar hetimin epidemiologjik në të gjithë vendin për të siguruar testim në kohë dhe të sigurt për qytetarët shqiptarë. Shqipëria ndërkohë vijon të fuqizojë kapacitetet e testimit, ku krahas metodës me PCR, tashmë po aplikohen edhe testet e shpejta për COVID 19, për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive. Punë të mbarë dhe faleminderit“, shkruan Rama.

Top Channel