
23/09 17:26
Mali i Zi ka regjistruar 381 raste të reja të COVID-19, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën.
Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.360 mostra dhe janë regjistruar 381 raste të reja.
“Janë raportuar 3 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 560, ndërsa nga fillimi i vitit është 569”, njoftuan nga instituti.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 10.515.
Top Channel