Vdekja e Ervin Saraçit, Kushi: Kur humbasim një person të dashur në tokë, fitojmë një engjëll lart në qiell

11/12/2020 20:03
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas vdekjes së  nënkryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.

Ajo thotë se ka pasur komunikim me Saraçin, pasi kishin fëmijët në të njëjtën shkollë. Kushi shprehet se kur humbasim një person të dashur këtu në tokë, fitojmë një engjëll lart në qiell.

“Një zemër e re, e bardhë, pushoi së rrahuri. Një shpirt i bukur, plot dashuri dhe besim, u ngjit lart në qiell. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por kur lotët të jenë tharë, dhe lamtumirat të jenë thënë, ne miqtë e tij do t’i kthehemi kujtimeve të bukura që kemi kaluar bashkë. Hapa celularin dhe po lexoja mesazhet që kemi shkëmbyer kohët e fundit. Gjeta fotot e ditëlindjes së djalit të tij kur ishte në klasë me Lunën time. Enesi kur të rritet do të jetë krenar për babin e tij, ndërsa ne me fat që e kemi njohur, kemi punuar me të, kemi udhëtuar, kemi kënduar, kemi qeshur e kemi jetuar, plot pasion, gëzim dhe adrenalinë si në këtë foto.  Kur humbasim një person të dashur këtu në tokë, fitojmë një engjëll lart në qiell. Lamtumirë Ervin!”, shkruan Kushi.

Saraçi ndërroi jetë sot në moshën 37-vjeçare pas një goditje cerebrale.

Top Channel