Franca rikthen shtetrrethimin/ Ndalohet lëvizja nga ora 20:00 deri në 06:00

12/12/2020 03:23

Franca do të shtyjë rihapjen e institucioneve kulturore dhe do të vendosë ndalim qarkullimin me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Jean Castex u shpreh se ritmi i infektimeve nuk po bie në nivelin që shpresoi qeveria pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Nga mesi i muajit, do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Masa nuk do të hiqet as për Vitin e Ri, me qëllimin të parandalohen tubimet e mëdha. Qeveria e ka kushtëzuar lehtësimin e masave me rënien e numrit të të infektuarve në rreth 5,000 në ditë. Por kjo shifër ndërkohë të enjten ishte shumë me lartë, duke mbërritur në 13,750. “Nuk jemi ende në fundin ë valës së dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor”, tha kryeministri Castex.

“Duhet të mbetemi të përqëndruar dhe ta gjejmë rrugën gjatë javëve të ardhshme”, shtoi ai. Një pjesë e francezëve u pajtuan me idenë e mbylljes për festa, ndërsa të tjerë thonë se do ta gjejnë mënyrën të kremtojnë gjithsesi.

Top Channel