Foto ilustruese

Një farmaci në qendër të qytetit të Durrësit është vjedhur gjatë natës së kaluar.

Persona ende të paindentifikuar kanë thyer një nga dritaret e farmacisë dhe pasi kanë hyrë brenda kanë marrë ç’të mundin. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të nisë hetimi . Nuk ka ende të dhëna për dëmin material të shkaktuar.

Kjo ngjarje ndodh në kohën kur qyteti bregdetar po përballet me shifra të larta të të infektuarve për shkak të koronavirusit dhe nevoja për barna është e lartë.

Top Channel