Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit. Një mjet,tip Renault, me targa AB 906 AR, që drejtohej nga një 27-vjeçar që ishte i dehur në timon, ka bërë “kërdinë” në qytet.

Pasi ka përplasur dhe hedhur në ajër në afërsi të Urës së Varur një motoçiklist që shpërndan pica në qytet. 27-vjeçari ka fluturuar në rrugën e përgjatë lumit,duke përplasur 4 mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit.

Drejtuesi i motoçikletës, që pas përplasjes është shembur në asfalt,është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Drejtuesi i mjetit Tajar Hysko ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia. Si pasojë e aksidentit të rëndë një 33-vjeçar që qarkullonte me motorrin e picave është në gjendje të rëndë dhe 4 mjete të parkuara në rrugë janë shkatërruar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarklimit rrugo,për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Top Channel