Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë–Golem, rruga kthehet në rrezik për drejtuesit e mjeteve

19/11/2026 11:09

Rrëshqitjet e dherave dhe gurëve masivë kanë krijuar probleme në aksin rural Kolonjë–Golem, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Reshjet e shiut kanë përkeqësuar situatën, duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor.

Aktualisht, rruga është e kalueshme me vështirësi, ndërsa prania e gurëve dhe dherave në karrexhatë e bën të rrezikshëm kalimin, veçanërisht në kushtet e motit të keq.

Rruga vijon të jetë e papërfunduar, pavarësisht protestave të përsëritura të banorëve për përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e sigurisë në qarkullim.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment.

Top Channel