Genet mbajnë sekretin e atyre që sëmuren më rëndë nga Covid-19/ Studimi

11/12/2020 20:28

Një studimi fundit i publikuar në revistën ‘Nature’ sinjalizon se përse disa njerëz sëmuren më rëndë nga koronavirusi, dhe përse të tjerë nuk tregojnë asnjë simptomë.

Analizat e 2,200 pacientëve në kujdes intensiv kanë identifikuar gene specifike të njeriut që mund të japin përgjigjen.

Zbulimet hedhin dritë mbi atë që shkon keq në sistemin imunitar njerëzor, duke ndihmuar në zbulimin e kurave të reja të sëmundjes.

Prof. Kenneth Baillie i Infermierisë Mbretërore në Edinburgh të Skocisë, thotë se studimet duhet të thellohen me qëllim krijimin e vaksinave të reja.

“Vaksinat pritet të ulin në mënyrë drastike numrin e të infektuarve me Covid-19, por me shumë gjasa doktorët do të vazhdojnë të trajtojnë pacientët në kujdes intensiv edhe për disa vite të tjera në të gjithë botën, prandaj ka nevojë urgjente për zbulimin e trajtimeve të reja.”

Shkencëtarët kanë studiuar ADN-në e pacientëve të shtuar në spital, duke e krahasuar atë me njerëz të shëndetshëm, për zbulimin e ndryshimeve gjenetike, dhe dicka të tillë e zbuluan në një gen të quajtur TYK2.

“Ka të bëjë me atë që e bën sistemin imunitar më të acaruar, më inflamator,” shpejgon Prof Baillie, duke shtuar se nëse një gen është në anomali, reagimi imunitar del jashtë kontrolli, duke i vënë pacienët në rrezik të inflamacionit në mushkëri.

Për këtë përdoren një seri mjekimesh anti-inflamatore, siç janë ato të përdorura për artritin reumatid, duke përfshirë dhe një mjekim të quajtur Baricitinib.

“Ky duket si një kandidat i kënaqshëm për mjekim të ri, por sigurisht duhet të kryejmë testime klinike të shkallës së gjerë për t’u siguruar,” shpejgon Baillie.

Ndryshime gjenetike u vërejtën gjithashtu në genin DPP9, i cili ndikon në inflamacionet, dhe në një gen të quajtur OAS, i cili ndalon që virus të krijojë kopje të vetes.

Variacione u zbuluan në një gen të quajtur IFNAR2 në pacientët e kujdesit intensiv në spital,i cili është i lidhur me një molekulë anti-virale të quajtur interferon, e cila ndihmon ndezjen e sistemit imunitar menjëherë pas detektimit të infeksionit.

Besohet se prodhimi i sasive të vogla të interferon i jep virusit një avantazh të hershëm virusit, duke përkeqësuar sëmundjen, prandaj krijimi i tij ne forme mjekimi mund te jete nje terapi me vete.

Dr Vanessa Sancho-Shimizu, geneticiste e Imperial College London, tha se zbulimet gjenetike japin një panoramë të re mbi biologjinë e sëmundjes.

“Ky ëstë një shembull i mjekësisë së preçizionit, ku ne mund të identifikojmë momentin e prishjes së ekuilibrit shëndetësor te një individ. Zbulimet e studimeve gjenetike na ndihmojnë të identifikojmë rrugë molekulare që janë objektiva të ndërhyrjeve tona terapeutike”, tha ajo.

Top Channel