“Gabova që u dashurova me ty”/ Arjoni publikon videon: Ana u tall me mua, i kërkoj shumë ndjesë familjes së saj

11/12/2020 22:32

Siç kishte lajmëruar Arjoni ka publikuar videon ku sipas tij do të sqaron të vërtetën për foton në shtrat me Anën.

Në një video ku shprehet në italisht, Arjoni ka thënë se Ana sërish gënjeu në deklaratat e saj të bëra dje në PërPuthen.

“E dija që do të thoshte ashtu, por nuk e kuptoj pse gënjen kur e vërteta është krejt ndryshe. Kam bërë gabimin më të madh të dashurohem me një vajzë si ti. Kam bërë gabimin më të madh që hodha poshtë një vajzë si Tea, që është shumë më e mirë se sa ajo”, tha Arjoni.

“Megjithatë i kërkoj shumë ndjesë familjes së saj, nënës dhe vëllezërve të saj për lëndimin që i kam shkaktuar, por gjërat nuk janë si i thotë Ana. Ashtu si jua ka thënë juve, sepse unë i di gjërat tamam siç janë dhe do t’jua shpjegoj kohë pas kohe,” tha Arjoni.

“Bëra gabim shumë të madh që u dashurove me Anën. Nuk dua të flas shumë, sepse ashtu si ajo do ta flas në një tjetër zyrë. Ka shumë gjëra për të diskutuar. Familjes së saj, të afërmeve dhe vëllezërve u drejtohem një falje.”

 

“E bëra këtë video sepse pashë se ajo kishte një regjistrim. Unë thjesht i thoja: Sillu si duhet, jo sillu si du unë.

Dhe e kam përsërit. Kur jam pak i acaruar i përsëris gjërat disa herë, por i kam thënë bëji gjërat si duhet. Ajo më ka lënduar shumë. Më ka bërë shumë gjëra, është tallur me mua. Në këtë histori dashurie, shumë e shkurtër, por intense kemi folur për shumë gjëra”

“I premtova familje, i thashë dalim nga programi dhe vazhdojmë romancën jashtë. Dhe ajo hiqet… s’e kuptoj pse shtiret. Dhe kështu, rashë në dashuri me një person të gabuar. Por nuk kam frikë tani për të treguar të vërtetën.

Pas kamerave rrinte me mua, më puthte, më përqafonte, çdo gjë e bënim bashkë. Por pse s’e bënte para kamerës?  Më vjen keq që jashtë programit ngel gjithmonë personi i gabuar. 

Jetojmë në një botë të padrejtë, ku të ndershmit janë gjithmonë të shtypur… Unë besoja te lotët  e saj, tani s’u besoj më. Ajo qan kur do…”

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel