Moment jo i mirë për Leeds United në Premier League. Skuadra e Marcelo Bielsas pësoi një tjetër humbje pasi u mposht 1-2 me përmbysje në Elland Road nga West Ham i David Moyes. 

Golit të shpejtë të polakut Klich me penallti( në tentativën e dytë pasi goditjen e parë e priti Fabianski por gjithçka u përsërit me ndërhyrjen e VAR) iu përgjigjën mesfushori çek Soucek që barazoi shifrat në minutën e 25-të dhe qëndërmbrojtësi italian Angelo Ogbonna që në të 80-ën, i dha fitoren West Ham-it, që pak minuta para fundit goditi edhe shtyllën me qëndërmbrojtësin tjetër Balbuena.

 

Sukses me peshë ky për skuadrën e David Moyes e cila u ngjit në kuotën e 20 pikëve në vendin e 5-të, pasi po koleksionoi fitoren e 4-t në Premier League në 5 ndeshjet e fundit.

Top Channel