foto ilustruese

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë.

Sipas policisë rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të plagosur, por policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel