Ftesë në 5/ Motra surprizon këngëtaren dhe nuk e kursen një “kërcënim” live

11/12/2020 19:28

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Laura Nezha ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për projektin e saj të fundit muzikor.
Ajo e cilësoi këtë vit si të vështirë, duke u shprehur e mërzitur për mungesën e aktiviteteve dhe projekteve të reja.

Megjithatë pranoi se frymëzimi nuk i ka munguar dhe premtoi publikisht se do të sjellë më shumë prodhime muzikore.
E gjatë bisedës në studio, një surprizë iu rezervua nga e motra, Fladi.

“Laura kujdes me ato që thua se t’i nxora të palarat”, u shpreh ajo duke qeshur në videomesazh.

Fladi nuk u mjaftua vetëm me një video nga prapaskena, por erdhi fizikisht në studio, nga ku të dyja u bënë pjesë e një loje për të zbuluar pak më shumë nga karakteri i secilës.

Top Channel