Policia kriminale, vrasjen e Shkëlzen Kastratit e ka konsideruar një atentat tipik mafioz, për shkak të dinamikës së ngjarjes.
Një shpërthim ndodhi të martën në një skenë xhirimi duke plagosur tre persona.
Amazon njoftoi se themeluesi i saj Jeff Bezos do të tërhiqet si shef ekzekutiv dhe të bëhet president ekzekutiv. Vendin e tij do ta zerë Andy Jassy, shef i operacioneve të Resë Kompjuterike në kompaninë Amazon.
Studentët e Universitetit të Tiranës duhet të krijojnë kushtet e nevojshme për tu testuar në shtëpi për semestrin e parë të vitit pasi provimet nuk do të zhvillohen në auditore për shkak të shifrave të larta të të infektuarve me Covid-19.
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë nisi sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryetari i saj Arben Vitia doli në sheshin “Skënderbeu” për të treguar sic tha, se fitorja e 14 shkurtit për Lëvizjen Vetëvendosje është e sigurte.
Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Shijak në një kantier të ndërtimi të një lagje të re. Ai ka qenë i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ku të dy nuk i kanë kursyer ironitë për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Një 42-vjeçar nga Berati është kapur nga policia pasi ishte i dënuar me një vit burg pasi kundërshtoi punonjësin e rendit.
Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht.
Greqi – Një 62-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik pasi bëri veprime të pahijshme ndaj një të mituri.
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka aplikuar mëngjesin e sotëm për kartën e re të identitetit në Njësinë 9, ku është e zgjedhur deputete.
TIRANË- Në kantierin e spitali rajonal të Fierit po punohet natë e ditë, me tre turne për të përmbushur angazhimin e qeverisë turke për realizimin e tij në një afat kohor prej 3 muajsh.
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i ri i Skënderbeut.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e saj, Ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya.
Bebe Rexha ka mbetur thellësisht e tronditur nga një lajm i rremë që mbushi internetin, sipas të cilit këngëtarja e famshme shqiptare kishte ndërruar jetë nga mbidoza.
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të martën se vaksinat e koronavirusit nga Rusia dhe Kina mund të aprovohen për përdorim në bllok nëse ato “tregojnë të gjitha të dhënat”, raporton AFP.
Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 76 milionë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS në këtë qark, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorë të komunitetit çam në Njësinë 3, ku nënvizoi se qytetarët po largohen nga siglat partiake dhe po i bashkohen Partisë Socialiste, në të cilën besojnë se do ta çojë vendin përpara.
BE, SHBA, Britania e Madhe, Franca e Gjermania e kanë kritikuar me tonët më të ashpra vendimin për të lënë në burg kreun e opozitës ruse, Aleksei Navalny.
Në Mianmar është mbajtur mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar pasi ushtria mori pushtetin, transmeton (AA).
Vetëm tani, gati një vit pas shpërthimit të pandemisë, ekipi i ekspertëve të OBSH-së është lejuar të vizitojë laboratorin e Wuhanit nga ky pretendohet se mund të ketë dalë koronavirusi i ri.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi nisjen e përpjekjeve për të identifikuar dhe ribashkuar qindra familje që u ndanë në kufirin SHBA-Meksikë nga administrata Trump dhe vazhdojnë të mbeten larg njëri tjetrit.
Shkodër – Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Stuhia Orlena ka çuar në mbylljen e qendrave të vaksinimit kundër koronavirusit, anuloi mbi 2,000 fluturime dhe shkaktoi më shumë se 660 përplasje automjetesh vetëm në New Jersey teksa goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara këtë fillim jave.
Policia ka arrestuar dy persona në Gjirokastër, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
6 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për thyerje të rregullave anticovid dhe për zhvillim të një aktivitet kriminal.
Nostalgji për Shqipërinë e vitit 1993? Pamje të rralla janë filmuar nga fotografi Nilo Ratti shumë vite më parë dhe të sjellë në vëmendje filmat e kinematografisë shqiptare.
Historia e Teas dhe Beartit bëri bujë në rrjetet sociale pasi dolën fotografitë teksa shkëmbenin puthje pasionante. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi doli nga programi “Për’puthen” me Andin për tu njohur më shumë jashtë.
Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë publike për trajnimin me dhjetëra të rinj në një sallë të mbyllur, për të cilën u kritikua nga publiku i gjerë.
Në Kazakistan është formuar një “vullkan i akullt”. Në këtë rajon gjatë verës gjithçka mbulohet nga gjelbërimi, ndërsa me ardhjen e dimrit shfaqet një fenomen natyror.
Danimarka njoftoi se ka zgjatur afatin e pezullimit të fluturimeve drejt Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 23 mijë raste të reja me koronavirus.
Dritëro Agolli, kolosi i letrave shqipe mbylli sytë më 3 shkurt 2017 në moshën 86-vjeçare. Shkrimtar, publicist, gazetar dhe politikan që ka lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore për vendin.
Arta Jashari, sopranoja kosovare shërben prej gjashtë muajsh për pacientët e infektuar me koronavirus në QKUK pasi babai i saj fitoi betejën me koronavirusin.
Palestina të martën filloi fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit (COVID-19) duke filluar me punonjësit mjekësorë, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës fillon sot zyrtarisht dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.
Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar të martën gjatë protestave në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë vëzhguesit.
71 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 54 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 11 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Elbasan -Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për vjedhje.
Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përshtatshme klimatike për prodhimin e tyre në veri të vendit krijojnë mundësi për fitime në banorët e këtyre zonave.
Vaksina kundër SARS-CoV-2 e prodhuar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Novavax është 95.6% efektive ndaj variantit origjinal të SARS-CoV-2 por gjithashtu siguron mbrojtje edhe ndaj varianteve më të reja B.1.1.7 (85.6%) dhe B.1.351 ( 60%), tregojnë të dhënat paraprake nga provat klinike.
Krujë- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Vaksina Oxford AstraZeneca nuk do të rekomandohet për moshat mbi 65 vjeç në Francë dhe Suedi, njoftuan sot ministritë e shëndetit të vendeve përkatëse.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka thirrur ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi në një takim, pasi njoftoi se ai dëshiron formimin e shpejtë të një qeverie jo-politike për të udhëhequr Italinë gjatë pandemisë së korona virusit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.
Shpatulla është një nga nyjet që preket nga artriti. Me të prekur nga kjo sëmundje, pjesa që vesh fundin e kockave ku ndodh fërkimi, fillon dhe të degradohet si pasojë e inflamacionit, dëmtimit apo konsumimit me moshën.
Bakri dhe zinku janë dy minerale thelbësore për shëndetin e organizmit tonë. Bakri ndihmon flokët dhe lëkurën duke nxitur organizmin të prodhojë melaninë. Melanina është shumë e nevojshme në mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Dhimbja e gjurit që shfaqet kryesisht natën, mund të prekë kryesisht njerëzit që vuajnë nga artriti. Në raste të tjera ajo shfaqet si pasojë e problemeve me nervat e këmbës.
Raketa prej çeliku arriti lartësinë e synuar prej 10 kilometrash, pak më poshtë se prova e fundit. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, ndërsa raketa 50 metra e gjatë ra në pozitë të pjerrët dhe filloi të zbriste. Por ajo nuk arriti të drejtohej në kohë për një ulje të sukseshme dhe u përplas në tokë.
Një studim i ri tregon se numri i vrasjeve u rrit ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020 dhe sugjeron se pandemia e COVID-19 dhe padrejtësia racore luajtën rol.
Kompania Amazon.com tha të martën se themeluesi i saj Jeff Bezos do të tërhiqet si shef ekzekutiv dhe të bëhet president ekzekutiv.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se Senati duhet ta shpallë fajtor ish-Presidentin Donald Trump dhe t’i heqë mundësinë për të konkurruar apo për t’u emëruar në post publik, pasi ai vuri në rrezik jetët e anëtarëve të Kongresit kur nxiti një turmë protestuesish të sulmonin “si predhë artilerie” Kapitolin muajin e kaluar.
Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi të martën një rishikim të praktikave për pranimin e azilantëve në kufirin SHBA-Meksikë dhe për sistemin e imigracionit ndërkohë që përpiqet të zhbëjë disa prej politikave të ashpra të ish-Presidentit Donald Trump.
Rrugë të zbrazura, mjete publike të ndalura, fluturime ajrore të anuluara dhe i njëjti fat edhe për vaksinimet e prenotuara në avancë. Gjithçka për shkak të një stuhie bore të quajtur Orlena, që ka paralizuar Nju Jorkun duke goditur edhe disa lokalitete të bregut lindor të SHBA.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se të gjitha vaksinat e miratuara nga rregullatori i BE për ilaçet janë të mirëpritura, përfshirë vaksinën ruse dhe atë kineze. Në një intervistë në televizion ajo tha se gjermania kishte mirëpritur të dhënat inkurajuese nga testimi i vaksinës ruse Sputnik V.
Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny. Ky rast është konsideruar i motivuar politikisht.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të martën që t’iu mundësojë rreth 103,582 aplikuesve jashtë Kosovës, që kanë të drejtë vote, të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Autoritetet greke të shëndetit kanë njoftuar për një rritje dramatike të rasteve të koronavirusit në Athinë, duke nënvizuar se vetëm në kryeqytet janë konfirmuar 652 infektime të reja në 24 orët e shkuara nga gjithsej 1261 të prekur.
Gjykata e Durrësit vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë dhe çon për gjykim të akuzuarit për pasojat e tërmetit në godinat e shembura ku u shkaktuan humbje jete.
Thirrja e bërë para pak ditësh nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim për të kaluar në veting kandidatët për deputetë ka shkaktuar një debat të fortë në opinionin publik.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër do të hapë fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.
Roberto Mancini lëshon alarmin. Njeriu që ringriti Italinë gjatë këtyre dy viteve me shumë gjasa do të largohet nga stoli i kombëtares së kaltër pas përfundimit të Botërorit Katar 2022.
Vijon kriza e rezultateve për Bayer Leverkusen që u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/8-ave pasi u mposht nga skuadra modeste e Essen që luan në kategorinë e 4-t.
Pas dy rezultateve jo të mira, Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League dhe e bën këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme. Djajtë e Kuq dhuruan emocione pafund në Old Trafford aty ku mposhtën me rezultatin e thellë dhe turpërues 9-0 Southamptonin. Fitorja më e thellë e regjistruar në sezon të kampionatit anglez dhe mbi të gjitha një sukses historik për skuadrën e Solskjaer.
Inter u dorëzua 1-2 ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, turneu i dytë për nga rëndësia në futbollin e apenineve që vendosi përballë dy ekipet pretendente për titullin.
Një tjetër plagë e shoqërisë shqiptare është edhe prona. Në këto vite u zaptuan shumë toka në të cilat u ndërtua pa leje.
Të gjitha bizneset i duan amnistitë. Disa nuk kanë mundësi vërtet të paguajnë e disa i shmangin detyrimet e tyre. Qeveritë kanë votuar disa herë ligje e amnisti për detyrimet tatimore e doganore. Në pamje të parë kjo duket një lehtësim për biznesin por në të vërtetë amnistitë për biznesin dëmtojnë konkurrencën e lirë.
Amnistia e parë për energjinë është bërë nga qeveria Berisha në vitin 2011. Ata që përfituan ishin familjet në ndihmë ekonomike, të papunët, pensionistët, invalidët dhe të gjitha gratë kryefamiljare. Në 2014 Berisha propozoi përsëri një amnisti për faturat e energjisë elektrike. Ndërkohë që falje të kamatvonesave për energjinë janë bërë edhe në vitet në vijim.
Amnistia fiskale zakonisht ndodh për arsye të mbushjes së buxhetit me të ardhura në kohë të shpejtë. Duke qenë se qeveria është ngushtë me të ardhura, atëherë amnistia fiskale mundet të kënaqë nevojën e menjëhershme për të ardhura. Kjo tregon indirekt siptomat e një rënie ekonomike, apo një performance fiskale jo të kënaqshme dhe në përmbushje të objektivave buxhetore.
Një vit para vitit zgjedhor të 2021 u kthye diskursi për një amnisti fiskale dhe penale. Kjo amnisti ka një përzjere objekti nga gjithë ligjet e mëparshme.
Ҫfarë kostosh mbart një amnisti? Shumë skeptik të amnistive fiskale pretendojnë se në kuadrin afatgjatë ato mund të kenë një efekt negativ në të ardhurat buxhetore dhe kjo për shumë arsye.
Për herë të parë në Shqipëri u diskutua për një amnisti në vitin 1999. I pari që ka hedhur idenë e faljes të të gjitha detyrimeve dhe formalizimin, ose thënë më thjesht “nisjen nga viti 0”, ka qenë Presidenti Rexhep Meidani. Edhe pse ai këmbënguli në këtë nismë, ajo nuk u mor parasysh nga qeveria e kohës.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” komentoi zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, ndërsa është në radhët e listave të PS-së.
Ministri i Disaporës, Pandeli Majko tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se do të kandidojë në njësinë nr.5 në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Mundësimi i votimit të emigrantëve shqiptarë është një nga çështjet e pazgjidhura në lidhje me zgjedhjet që priten të mbahen më 25 prilli të këtij viti.
Vonesa dhe mungesa e vullnetit politik ishin ato se çfarë listuan si mangësi në Open të ftuarit për të diskutuar mbi votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Pfizer pritet të dorëzojë 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majo i ftuar mbrëmjen e sotme në Open foli për rëndësinë e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Biber po trajtohet nga një terapist mendor pas popullaritet që mori pas lidhjes së dashurisë me këngëtarin.
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i pyetur në Open se mbi kë bie përgjegjësia nëse procesi për votën e diasporës dështon, dha një përgjigje ironike.
I ftuar sonte në Open ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se nuk duhet të ketë më vonesa në bërjen të mundur të votimit të shqiptarëve që janë jashtë vendit.
Dy agjentë të FBI u vranë sot në Florida gjatë një aksioni për kapjen e një të dyshuari për pornografi të miturish, i cili gjithashtu mbeti i vdekur.
Joss Stone dhe partneri i saj, muzikanti amerikan Cody DaLuz kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Violet Melissa.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se programi i vaksinimit në Britani ka avancuar më shumë në krahasim me BE, falë kompromentimit të “sigurisë dhe efikasitetit” nga ishullorët.
Në afërsi të qytetit të Shkodrës ndodhet fshati Bërdicë e Sipërme. Tokat bujqësore të këtij fshati janë buzë lumit Drin.
Numri i vdekjeve në repartet e kujdesit intensiv të Covid-19 është ulur ndjeshëm në krahasim me nisjen e pandemisë, falë avancimeve në kurat për sëmundjen, thotë një studim i ri britanik.
Një makinë tip “Mitsubishi” ka marrë flakë sot në fshatin Ferras në Fier.
Gjykata e Durrësit vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë dhe çon për gjykim të akuzuarit për pasojat e tërmetit në godinat e shembura ku u shkaktuan humbje jete.
Përputhen është fenomeni televiziv që këtë sezon në Top Channel ka arritur rekordet e shikueshmërisë por mbi të gjitha ka bërë që në të gjithë trevat shqiptare dhe jo vetëm ta ndjekin e ta duan këtë program të gjitha moshat duke njohur në këtë mënyrë më tepër rininë shqiptare.
Ka humbur jetën nga Covid simboli britanik i kësaj lufte, kapiteni 100 vjeçar, Sir Thomas Moore. Ai u shtrua të djelën në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga pneumonia.
Avokati i paturp Hector Paredes Robles shihej duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë një seance virtuale të drejtpërdrejtë gjyqësore, kur në fakt duhet të mbronte një të akuzuar për pjesëmarrje në banda kriminale.
Kur kanë mbetur 83 ditë nga shprehja e vullnetit të shqiptarëve përpara kutive të votimit, të gjithë pyesin se cili do të jetë çelsi i fitimit të zgjedhjeve nga Edi Rama që kërkon të marrë një mandat të tretë dhe opozita që kërkon të vij në pushtet.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për shpërndarjen e fondeve publike për partitë politike në vend, përgjatë vitit 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi fletën e votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Në gjimnazin e Buçimasit në Pogradec janë infektuar 5 mësues, sekretarja, sanitarja dhe 3 nxënës me Covid.
Melisa ka dhënë një shpjegim për fotot që qarkullojnë në rrjet ku aludohet se ajo mund të ketë një lidhje me Andi Shehin.
Një gjykatë e Moskës ka dhënë sot dënimin dy vjet e gjysmë burg për kryeopozitarin rus Alexey Navalny, gjatë një seance të tensionuar ku kritiku i ashpër i Kremlinit vinte në lojë pretendimet se kishte shkelur lirinë me kusht, dhe denonconte liderin e vendit duke e quajtur “Putin helmuesi.”
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burg 17 të pandehurit e Dosjes 339/3 të laboratorit të drogës në Has dhe u ka konfiskuar 5 milionë euro pasuri.
Bërja publike e lidhjes së Teas me Beartin, pasi ajo doli nga Përputhen me Andin , prej ditësh ka bërë që rrjeti të mos pushojë nga komentet dhe pakënaqësia ndaj mashtrimit të këtyre personazheve.
Në Greqi ka pasur një shpërthim të rasteve të të prekurve me covid gjatë 24 orëve të fundit.