Rastet e dyshimta për votim të dyfishtë/ Nënkomisionerja: Shenjat e gishtave janë të operatorëve, por duhet hetim i thelluar

19/05/2021 09:47

Mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në qarkun Gjirokastër.

Nënkomisionerja shtetërore e zgjedhjeve, Lealba Pelingu do t’u përgjigjet pyetjeve të PS për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik i cili ka nxjerrë në qarkun Gjirokastër 74 raste të dyshimta.

Sipas PS, rastet e dyshimta janë shenjat e gishtave të operatorëve për mirëmbajtjen e pajisjes e identifikimit elektronik gjatë ditës së votimit.

Pelingu: Ka dyshime që shenjat e gishtave janë të operatorëve. Kjo mbetet për një hetim të thelluar. Do të duhet të verifikohen materialet filmike dhe KQZ ka detyrimin që të paraqesë këto materiale dhe t bëjë verifikimet për të konkluduar.

Top Channel