Torino merr një pikë në transfertën ndaj Lazios në “Olimpico” dhe siguron mbijetesën në Serinë A. Një javë para fundit të sezonit, zgjidhet një tjetër dilemë e kampionatit italian, teksa skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë janë Benevento, Parma dhe Crotone.

Në sfidën e prapambetur të Serisë A, skuadra “granata” kishte nevojë për vetëm një pikë që të sigurojë matematikisht mbijetesën dhe ia doli ta marrë falë barazimit pa gola në “Olimpico”, duke bërë të pavlefshme ndeshjen e fundjavës ndaj Beneventos në Torino.

Shpresoi më kot Filippo Inzaghi për një dhuratë nga i vëllai, pasi Lazio nuk ia doli të thyejë mbrojtjen e Torinos, madje as nga pika e penalltisë, ku gjuajtja e Immobiles në minutën e 85-të u përplas në shtyllë.

Top Channel