Aksident me tre viktima Milot-Mamurras, makina bie në kanal! Ktheheshin nga një varrim

19/05/2021 15:12

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras rreth orës 1 të mesnatës.

Një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga është përplasur me barrierën mbrojtëse të kësaj ure dhe më pas ka përfunduar në kanal ku fatkeqësisht humbën jetën tragjikisht tre persona.

Saber Dunga 45 vjeç, Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll Dritan Goni janë viktimat e këtij aksidenti.

Dy prej tyre ishin kushërinj me njëri-tjetrin ndërsa Nikoll Goni ishte mik i tyre, ata kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore në qytetin e Pukës dhe po ktheheshin në banesa por në afërsi të fshtatit Gjormë automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Saber Dunga dhe Urim Pepa u nxorrën gjatë natës nga automjeti që kishte përfunduar në ujë, ndërsa trupi i Nikoll Gjonit u nxorr vetëm sot rreth orës 9 pas kërkimit nga ana e polumbarëve.

Në muajin maj në qarkun e Lezhës kanë mbetur të vdekur 6 persona në 4 aksidente si dhe kanë mbetur të plagosur rreth 10 persona.

Top Channel