“E kam kap ritmin”/ Soreca ia merr valles me të rinjtë në Durrës: Ndihem si në shtëpi

19/05/2021 11:54

Ambasadori i BE Luigi Soreca ditën e sotme ishte në Durrës.

Ambasadori tha se në Durrës ai ndihet si në shtëpi, ndërsa bëri dhe batuta me qytetarë, me të cilët kërceu më pas.

“Faleminderit të gjithëve për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Edhe pogonishten e kam mësuar, mendoj se e kam kap ritmin, Ky turne nëpër Shqipëri është një mundësi e shkëlqyer për të takuar qytetarët shqiptarë. Ju e dini që jam ambasadori BE por jam italian, dhe kur vij këtu ndihem si në shtëpi”, tha ai.

Top Channel