Vrasja e Endri Mustafës/ Hajdarmataj në “Open”: Autorët kanë vepruar me gjakftohtësi, kanë kryer ekzekutimin me qetësi

18/05/2021 21:45

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Open”, tha se autorët e vrasjes mafioze të Endri Mustafës në Shkodër kanë vepruar me gjakftohtësi dhe kanë qenë të qetë në momentin e ekzekutimit.

Përsa i përket armës të gjetur në vendngjarje, Hajadarmataj shprehet se mund të ketë qenë e autorit, por mund të jetë armë që mund të jetë përdorur edhe në ndonjë vrasje tjetër, por ky detaj mbetet të konfirmohet nga ekspertiza e policisë.

Hajdarmataj: Nëse do realizojmë vrasjen e të ndjerit kemi një situatë që është zhdukur për 2 ditë dhe gjendet i vdekur, ky person që është marr nga autorët është mbajt në një zonë x të caktuar, që ne nuk e dimë. Një person të merret dhe të mbahet 2 ose 3 ditë nuk mund të themi se rastësisht ka vdekur për shkak të torturave por e kanë marrë e kanë torturuar, është vrarë dhe është transportuar në vendin e krimit ku edhe është gjetur. Autorët kanë pasur kohë të mjaftueshme që të marrin informacion, vrasjen e kanë bërë me gjakftohtësi.

Autorët e krimit kanë qenë të qetë në momentin e ekzekutimit, pastaj mënyra se 2 në kokë, 1 në gojë e 3 në gjoks është dhe çështje momenti apo mllefi në mënyrën si komunikojnë viktima me autorin. Mund të jetë kod, por jo domosdoshmërish. Unë nuk arrij ta përkthej, por nuk mund të jem kategorik për kod tek mafioz sepse mua nuk më ka qëlluar të kem kode tek viktimat. Ka pasur një armë, shkëmbim zjarri. Ajo është një armë që mund të ketë qenë e autorit, mund të jetë armë që mund të ketë bërë dhe ndonjë vrasje tjetër.

Top Channel