Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka bërë të ditur se dy palestinezë të tjerë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në ditën e nëntë të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e vdekjeve në 217, përfshirë 63 fëmijë dhe 36 gra.

18-vjeçari Mahmoud Ishteiwi u vra në një sulm izraelit në lagjen al-Zeitoun në jug të qytetit të Gazës, ndërsa viktima e dytë, 3-vjeçarja Amena Shreir, ndërroi jetë sot nga plagët e saj të marra nga sulmi ajror izraelit ndaj shtëpisë së tyre më 11 maj kur babai, nëna dhe motra e saj humbën jetën.

Deri më tani pesëdhjetë ndërtesa banimi dhe një xhami në Gaza u shkatërruan gjatë sulmeve.

Katër shtëpi të tjera u shkatërruan në veri të qytetit, së bashku me një tjetër një zonën qendrore të qytetit, ndërsa tre shtëpi në Khan Younis dhe një në Rafah po ashtu u shndërruan në rrënoja.

Zona të tjera po ashtu u goditën nga sulmet izraelite, përfshirë ferma dhe poste ushtarake të grupeve të rezistencës palestineze.

Ndërkohë, zyra e medias qeveritare në Gaza tha se humbjet e vlerësuara nga sulmet e vazhdueshme izraelite në enklavë ka arritur në 243 milionë dollarë./AA/

Top Channel