Mungesa e vaksinave/ Në Vlorë ka vetëm Pfizer për ata që marrin dozën e dytë dhe ata që kanë rekomandim nga mjeku

19/05/2021 13:34

Edhe në qytetin e Vlorës ka mungesë vaksinash.

Që nga nisja e kësaj jave në qendrën e vaksinimit tek Pallati i Sportit kanë munguar te gjitha vaksinat, veçse Pfizer, dhe kjo për fazën e dytë dhe personat që kane rekomandim nga mjeku.

Të shumtë janë ata që pyesin për të bërë vaksinën dhe largohen sërish. Kryesisht janë moshat mbi 60 vjeç që interesohen, dhe deri në mbërritjen e dozave të vaksinave, përgjigja për ta është se: nuk ka, presim të vijnë.

Top Channel