Top Story/ Presidentët “pikë të dobët” grupet polifonike, të gjithë “Mjeshtër i Madh”

18/05/2021 23:40

Një vit më parë, me rastin e 15 vjetorit të futjes së isopolifonisë në UNESCO, presidenti Meta vendosi të dekorojë disa grupe polifonike dhe antarët e tyre me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Për njohësit e kësaj fushe, nderimi i këtyre grupeve është i mirëpritur, por megjithatë ata mendojnë se është e pamundur që të gjithë pjesëtarët të jenë artistë të mëdhenj.

“Kënga polifonike është një pasuri e rrallë dhe ajo ka shumë element. Asnjë grup nuk e këndon njësoj dhe secili ka veçantitë e veta. Në këtë kuptim ky vlerësim është i merituar, por a mund të jenë të gjithë “Mjeshtra të Mëdhenj”?” u shpreh Genc Kastrati, Koreograf, Ansambli Kombëtar
“Shkruhet një motivacion i përgjithshëm për të gjithë dhe kjo të vjen keq dhe mbetet tek kjo” u shpreh Suzana Varvarica, Studiuese.

Në këtë amulli ekspertët mendojnë se nuk ka klasifikime meritash, por thjesht ca medalje pa vlerë . “Në teatrin Kombëtar ka aktorë të cilët vërtetë kanë një kontribut mjaft domethëës për brezat, por nëse nuk bëjmë një dallim të aktorëve më të shquar për t’ua dhënë dekoratën e lartë , por ua japim pas vdekjes së të gjithëve, atëherë ku është ndryshimi?

Ku ë shtë klasifikimi i meritave? Nëse e marrim të gjithë pas vdekjes është inflancion. Si ka mundë si që të gjithë marrin të njëjtën dekoratë ? Atëherë ngrihen pikëpyetje, nuk them se nuk meritojnë të kujtohen. Gjëqë nuk ndodh, por mjaftohemi u japim dekoratën dhe gjithcka përfundon” u shpreh Suzana Varvarica, Studiuese.

Emisioni i plotë

Top Channel