Sulmohet nga një peshkaqen, humb jetën sërfisti 50 vjeçar

19/05/2021 01:57

Një sërfist në brigjet lindore të Australisë ka humbur jetën si pasojë e sulmit të peshkaqenit.

Policia njoftoi se një sërfist 50-vjeçar në ujërat e Forster, 220 kilometra në veri të Sydney, është sulmuar nga peshkaqeni. Zyrtarët njoftuan se pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shëndetësisë nuk ka mundur të mbijetojë sërfisti i plagosur rëndë.

Më pas zyrtarët njoftuan se plazhi Forster është mbyllur ndërsa në rajon janë gjetur 2 peshkaqenë pas hulumtimeve me dronë. Zyrtarët bënë të ditur se në rajon më parë nuk është raportuar për sulm të peshkaqenit.

Top Channel