Debat në “Open”/ Curri i kthehet gazetares Lala për ekzekutimin e 32-vjeçarit: Nuk është vrasje mafioze! Ty të duken të gjithë kriminelë dhe banda

18/05/2021 21:58

Gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” për ekzekutimin e Endri Mustafës.

Lala e cilësoi si vrasje tipike mafioze, ndërsa Curri refuzoi ta pranonte këtë term dhe nuk e pranon për aq kohë sa nuk rezulton një grup kriminal që e ka kryer.

Sipas tij, këto terma kanë kthyer Shqipërinë në “mafie”. Curri thekson se edhe bandat e lagjes lajnë hesape, ndaj nëse ka ndodhur një gjë e tillë me 32-vjeçarin, nuk do të thotë se janë mafie.

Curri: Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë kriminelë dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap kriminologji në auditorë, e njoh mirë. S’mund të thoni që për çdo vrasje ajo është mafioze.

Lala: Ish ministri Xhafaj ka thënë se ka grupe kriminale. Personat që nuk kanë bërë një rrëmbim klasik që e kanë marrë dhe dhunuar dhe mendohet se kanë munduar të nxjerrin detaje.

Curri: Mund të kenë qenë banda rivale, por kjo se bën mafioze. E di cfarë është organizatë, grup i strukturuar dhe bandë.

Lala: Curri po e bën këtë teorike, nuk e klasifikova unë.

Curri: Nuk e pranoj ta cilësosh vrasje mafioze, cili grup e ka? Nuk e ke. E keni bërë mafie këtë vend.

Lala: Ne po merremi teorikisht dhe Curri ka të drejtë. Të shqetëson që në Shkodër kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda në një kohë kaq të shkurtër?

Curri: S’më duket normale, por nuk më shqetëson. Edhe bandat e lagjes lajnë hesape, por nuk janë mafie.  

Top Channel