Soreca në Durrës: OSBE tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta, përmirësime krahasuar me zgjedhjet e kaluara

19/05/2021 12:17

Nga Durrësi Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë më të mira se te kaluarat, ndërsa parregullsitë e konstatuara duhet të hetohen nga administrata zgjedhore, madje dhe SPAK që ka mandat për të hetuar krimet zgjedhore.

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR, ambasadori L. Soreca tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta e pa probleme. Sipas tij, në qendrat e votimit u vunë re përmirësime krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Soreca vlerësoi të rinjtë që morën pjesë dhe votuan për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Ai është pritur në një atmosferë të ngrohtë dhe është bërë pjesë e kërcimeve tradicionale në qendër të qytetit së bashku me kryetaren në detyrë të bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Fjala e ambasadorit

Faleminderit të gjithëve për këtë mikpritje kaq të ngrohtë.
Edhe pogonishten e kam mësuar, mendoj se e kam kap ritmin, Ky turne nëpër Shqipëri është një mundësi e shkëlqyer për të takuar qytetarët shqiptarë.

Ju e dini që jam ambasadori BE por jam italian, në xhep kam pasaportën italiane dhe kur vij këtu ndihem si në shtëpi.
Ne kemi diskutua me kryetaren për vështirësitë që keni pas sidomos nga tërmeti dhe më pas nga pandemia, prandaj duam tju themi që Evropa është këtu dhje jemi këtu për tu mbështetur.
Në takimin që patëm me kryetaren po flisnim për vizitën time në 2019 m pas tërmetit , për atë se si mekanizmi i mbrojtjes civile erdhi në ndihmë të Shqipërisë.

Kanë kaluar shumë muaj, në të cilat është bërë punë nga bashkia, BE, qeverisë, shteteve anëtare të BE dhe sot shohim se rindërtimi po ndodh dhe këtë krizë po e tejkalojmë, dhe BE po ndihmon me fonde të mëdha për sitet arkeologjike.

Ajo qe kemi pare eshte se ne qendrat e votimit ka pasur përmirësime ne krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Është shumë e rëndësishme te ndiqen te gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat me te zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afer. Ne me qeverinë qendrore dhe vendore do jemi zëri juaj.

Top Channel