Përleshje në plazhe/ 8 mijë emigrantë mësyjnë enklavën, Spanja dërgon ushtrinë! (Video)

19/05/2021 14:38

Spanja dërgoi ushtrinë në enklavën e Ceutës, ku brenda dy ditëve nga Maroku kanë mbërritur të paktën 8 mijë emigrant, një numër rekord ky që ka shqetësuar autoritetet vendase.

Një pjesë e klandestinëve, 1.500 nga të cilët të mitur, u afruan me not. Zyrtarët vendase njoftuan se rreth 2,700 vetë i kanë kthyer pas, por të miturit jo.

Qytetet e Ceutas dhe Melillas në Spanjë janë kthyer së fundi ne destinacione kryesore për emigrantët afrikanë. Trupat spanjolle u vendosën në plazhe, për të ndihmuar policinë kufitare në pikën kryesore të hyrjes në Ceutë-Tarajal.

Nga ana tjetër, forcat marokene të sigurisë në Fnideq, qytetin ngjitur, lëshuan gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë një turmë të madhe emigrantësh pranë gardhit kufitar. Situata e krijuar e detyroi kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, të anulonte udhëtimin në Paris ku do të merrte pjesë në samitin e drejtuar nga Franca pikërisht për ndihmën financiare për Afrikën.

Sanchez sqaroi se do të përqendrohet në krizën e Ceutës dhe u zotua se do ta rivendosë normalitetin në qytet.Forca kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, raporton emigracioni i paligjshëm në Ishujt Kanarie të Spanjës, në brigjet e Marokut, është rritur ndjeshëm këtë vit.

Top Channel