Në Durrës, Dita Ndërkombëtare e Muzeve u festua me një festival të muzeut në rrugicë.

Me dëshirën për të nxitur përfshirjen e të rinjve dhe banorëve të qytetit edhe në kohë pandemie, Street Show Festival u zhvillua në rrugica për të ccuar pranë njerëzve muzetë dhe për t’i afruar ata me trashëgiminë dhe kulturën shumëdimensionale.

E kthyem në rrugicën ku ndodhet MuzehLab. Kemi mbledhur grimca të filmave të ndryshëm, Ted Talks, këngë dhe sfilata mode që janë realizuar brenda muzeve dhe sjellin në vëmendje përdorimin e shumëfishtë të një institucioni siç është muzeu. Ambienti ku ne ndodhemi u zgjodh për të frymëzuar njerëzit që kalojnë dhe për ta kthyer në një shesh bisedash”, thotë organizatorja, Dorina Xheraj.

Në kushtet e pandemisë, mbrëmja tërhoqi grupmosha të ndryshme dhe veçanërisht të rinj që shijuan shfaqjen e vlerave të muzeve dhe artit, si ndryshues dhe përmirësues të jetës sociale.
Ka një gjallëri që vjen natyrshëm. Gjithë presioni që ka qenë brenda nesh për të mos u ekspozuar shumë në ambiente të populluara tani ka shpërthyer dhe vjen natyrshëm. Njerëzit janë të etur për parë gjëra të bukura dhe bërë ditët ndryshe. Shpresoj të ketë gjëra kaq të bukura artistike më shumë në qytetin tonë”, shprehet banori.

Është shumë e përshtatshme në këtë kohë Covidi, pasi bëhet në ambient të hapur. E veçantë mënyra se si janë ndërthurur muzeu me rrugicat”, thotë një qytetar.

Një mbrëmje e bukur ndryshe nga rutina e përditshme dhe mund të kalojmë kohë bukur me shoqërinë”, thotë një i ri.

Është për herë të parë në qytetin e Durrësit dhe sidomos risi se vjen në rrugica”.

Top Channel