Top Channel/ Durrës, muzeu zhvendoset në rrugica, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve
19/05/2021 15:29

Në Durrës, Dita Ndërkombëtare e Muzeve u festua me një festival të muzeut në rrugicë. Me dëshirën për të nxitur përfshirjen e të rinjve dhe banorëve të qytetit edhe në kohë pandemie, Street Show Festival u zhvillua në rrugica për të ccuar pranë njerëzve muzetë dhe për t’i afruar ata me trashëgiminë dhe kulturën shumëdimensionale. “E kthyem në rrugicën ku ndodhet MuzehLab. Kemi mbledhur grimca të filmave të ndryshëm, Ted Talks, këngë dhe sfilata mode që janë realizuar brenda muzeve dhe sjellin në vëmendje përdorimin e shumëfishtë të një institucioni siç është muzeu. Ambienti ku ne ndodhemi u zgjodh për të frymëzuar njerëzit që kalojnë dhe për ta kthyer në një shesh bisedash”, thotë organizatorja, Dorina Xheraj. Në kushtet e pandemisë, mbrëmja tërhoqi grupmosha të ndryshme dhe veçanërisht të rinj që shijuan shfaqjen e vlerave të muzeve dhe artit, si ndryshues dhe përmirësues të jetës sociale. “Ka një gjallëri që vjen natyrshëm. Gjithë presioni që ka qenë brenda nesh për të mos u ekspozuar shumë në ambiente të populluara tani ka shpërthyer dhe vjen natyrshëm. Njerëzit janë të etur për parë gjëra të bukura dhe bërë ditët ndryshe. Shpresoj të ketë gjëra kaq të bukura artistike më shumë në qytetin tonë”, shprehet banori. “Është shumë e përshtatshme në këtë kohë Covidi, pasi bëhet në ambient të hapur. E veçantë mënyra se si janë ndërthurur muzeu me rrugicat”, thotë një qytetar. “Një mbrëmje e bukur ndryshe nga rutina e përditshme dhe mund të kalojmë kohë bukur me shoqërinë”, thotë një i ri. “Është për herë të parë në qytetin e Durrësit dhe sidomos risi se vjen në rrugica”.

Top Channel/ Çmimi “poeti Laureat”/ Këtë vit janë 10 kandidatë që do të përzgjidhen
21/09 19:42
Top Channel/ Revolta e Spaçit/ Dokumentari kushtuar rebelimit treditor të të burgosurve politikë
21/09 15:33
Top Channel/ Edhe arti do treg pune/ Më pak të interesuar për art, por nuk ndodh vetëm në Shqipëri
20/09 19:56
Top Channel/ “Përrallë nga e kaluara”/ Filmi është zgjedhur pjesë e festivalit “Lumiere Classics”
19/09 16:36
Top Channel/ Po studiojmë më pak art?/ Në fakultetin e muzikës më pak të interesuar
19/09 15:24
Top Channel/ Kolonia e piktorëve/ Mblidhen në Ulqin 65 piktorë nga rajoni
18/09 19:54
Top Channel/ “Ku jeni ju”/ Rikthimi i fotografit zviceran pas 31 vitesh në Shqipëri”
15/09 19:57
Top Channel/ Ekspozita e fundit e Ardian Devollit, “Gjurmë” e hapur deri më 23 shtator
14/09 21:56
Top Channel/ Restaurohet filmi Mësonjëtorja, prodhuar në vitin 1979 për shkollën e parë shqipe
14/09 15:31
Top Channel/ Durrës, festivali ndërkombëtar i dancit ngre siparin
13/09 22:53
Top Channel/ Art mbi tekstet e lajmeve! Gazetari Ilir Paço prezanton ekspozitën e parë si piktor
13/09 12:39
Top Channel/ Teatri nis sezonin me “Vojcek”/ Drama me regji të japonezit Kuniaki Ida
11/09 19:59
Top Channel/ Festë në Gjirokastër! Aktivitete në rrugë, muzikë, ekspozita “gjueti thesaresh”
10/09 12:33
Top Channel/ Festivali Kokofest/ Për 8 netë në Korçë u shfaqjen pjesë teatrale
10/09 12:25
Top Channel/ Transformimi i fasadave të Tiranës/ “Mural fest” kërkon më shumë artistë vendas
09/09 20:00
Top Channel/ Piktori ish-luftëtar i UÇK/ Valmir Aziri hap ekspozitën në Tiranë
08/09 15:30
Top Channel/ “1991-Viti i Aurorës”/ Shfaqet opera e kompozuar nga tre të rinj
06/09 19:52
Top Channel/ Ansambli Bellini në Gjirokastër/ Interpretim i rrallë për shenjtërimin e Nënë Terezës
05/09 11:25
Top Channel/ Të jetosh nga natyra, 60-vjeçari fiton jetesën duke endur thupra
03/09 19:50
Top Channel/ Nga sofra në kalldrëm! Kuzhina shtëpisë pjesë e eksperiencës turistike në Gjirokastrër
03/09 15:06