Problemi kompleks i dekorimeve, mori përmasat e një skandali të vërtetë gjatë presidencës së Ilir Metës.

Duke filluar nga 24 korriku 2017, kur edhe ul në karrigen e presidentit, Ilir Meta ka dekoruar më shumë se 560 individë, grupe foklorike, skuadra futbolli, heronj të vrarë në beteja të ndryshme apo edhe organizata të ndryshme.

Shpërndarja e dekoratave me bollëk nisi nga presidenti Bujar Nishani, i cili ishte ndër më të kontestuarit në këtë drejtim. Gjatë 5 viteve të presidencës së tij, Nishani shpërndau afërsisht 200 medalje. Megjithatë kjo shifër nuk ka të krahasur me numrin marramendës që ka shpërndarë Ilir Meta, ndërsa për të kuptuar inflacionin galopant që ka pësuar ky fenomen mjafton të shikojmë që Gjermania me 80 milion banorë shpërndan rreth 30 dekorata në vit.

Por a kemi vërtetë kaq shumë njerëz të jashtëzakonshëm, që të meritojnë këtë nderim të madh të shtetit shqiptar? Ekspertët janë skeptikë. Sipas tyre, përkundër numrit të lartë të dekoratave për qindra njerëz të shquar çdo vit, vendi ynë rregjistron arritje minimale në të gjitha sektorët.

“Jo inflacion, por përtej inflacionit. Nëse ne do ta kishim zhvillimin e Shqipërisë të niveleve të një shteti mesatar në Europë, atëherë le të jepen dekorata. Por nëse ne nuk e kemi këë zhvillim, atëherë kjo punë kaq e vlefshme, kaq e merituar ku është?” u shpreh Suzana Varvarica, Studiuese.

Emisioni i plotë

Top Channel