Çfarë po ndodh? “Të gjitha dritaret dhe dyert u drodhën”, qytetarët raportojnë për një zhurmë shpërthimi në Tiranë

19/05/2021 13:44
Foto Ilustruese

Qytetarë të shumtë raportojnë se kanë ndjerë një zhurmë të fortë të ngjashme me një shpërthim pak më parë në Tiranë.

Por policia ndërkohë pas raportimeve të shumta nga qytetarët thotë se nuk ka shpërthim ndërsa është në terren.

Një gazetare Alice Tayler, ka shkruar në Twitter: “Jam edhe në rrugën e Elbasanit, shumë zhurmë dhe të gjitha dritaret dhe dyert u drodhën. Mendoj se ishte një tërmet për një sekondë, por ishte shumë i shpejtë. Goditje dhe pastaj lëkundje menjëherë pas.”

Zhurma të cilin qytetarë thonë se i ngjan atij të një shpërthimi të madh, ndoshta mund të jetë e lidhur dhe me stërvitjen ushtarake “Defender 21” që po zhvillohet në vendin tonë, por ende mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur.

Top Channel