​Pesëmbëdhjetë shtete amerikane nuk kanë raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 të hënën. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins bëhet fjalë për Alabaman, Koloradon, Delaware, Xhorxhia, Haëaii, Idaho, Iowa, Minesota, Montana, Dakota e Veriut, Ohio, Oklahoma, Vermont, Wisconsin dhe Wyoming.

Gjashtë nga këto shtete raportuan mesatarisht më pak se 1 vdekje Covid-19 në ditë për shtatë ditët e fundit: Haëaii, Montana, North Dakota, Ohio, Vermont dhe Wyoming.

Në përgjithësi, kishte 392 vdekje Covid-19 të raportuara në Shtetet e Bashkuara të hënën, për një mesatare shtatë-ditore prej 587 vdekjesh në ditë, tregojnë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Top Channel