Lajmi i fundit
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Nis seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

19/05/2021 12:28

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet e dëshmitarëve për krerët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencën e pestë të ecurisë së çështjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar theksuan se janë të vetëdijshëm për afatet kohore.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kohën dhe për afatet kohore që duhet respektuar. Jemi rreth dy muaj larg nga 23 korrik. Kur është e mundur do të nxjerrim pakot e plotë të dëshmitarëve, dhe shpresojmë të jemi gati t’i japim materialet në qershor”, theksoi ZPS.

Ndërkaq, mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit theksuan se materialet duhet të kenë më herët, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten për mbrojtje.

Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes është duke vazhduar.

Top Channel