Pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, ka reaguar Taulant Balla.

Ai ka përshëndetur vendimin e SHBA-së, duke shpërndarë postimin e Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS: Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken It is a beatiful day for the Albanian Democracy”, shkruan Balla.

Ky informacion u bë i ditur në një reagim zyrtar nga SHBA, ku Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken e përcakton Berishën dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Postimi i Ballës

Top Channel