Zbulohet varreza antike/ Ndërpriten punimet për rrugën e re në Apoloni

19/05/2021 15:36

Gjatë punimeve për ndërtimin e by-pass-it të Apolonisë, janë zbuluar gjurmët e një varreze masive antike.

Varreza ndodhet jashtë murit rrethues të qytetit antik. Sipas arkeologëve, varreza masive i përket periudhës romake, shekullit të parë, para Krishtit.

Të kontaktuar nga Top Channel, arkeologët nuk pranuan të flasin për këtë zbulim. Por, sipas banorëve të zonës, gërmimet për zbulimin e qytetërimit të lashtë, janë ndërprerë që më 11 maj, pasi do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e by-pass-it të Apolonisë.

Gjatë gërmimeve, arkeologët zbuluan shtratin e një përroi të periudhës helenistike, një varr dhe një ndërtese banimi e periudhës romake. Në këtë pjesë, ndodhet edhe një furrë e antikitetit të vonë, me gurë nga qyteti antik i Apolonisë, që i përket viteve 400-500 pas Krishtit.

Top Channel