I konceptuar keq që në vitet vitet 1990-të kur u rrëzua krejtësisht sistemi rus i dekoratave që aplikohej deri asokohe, ekspertët e konsiderojnë veç kaos atë që po ndodh me dekoratat e presidentit.

“I gjithë sistemi është i gabuar, madje unë do ta quaja inekzistent. Është fare voluntarist, është një kaos i përgjithshëm, nuk i përket asnjë lloj sistemi e gjithë ajo që bëjmë neve sot” u shpreh Artan Lame, Studiues. Aktualisht në vendin tonë presidenti ka të drejtë të japë 14 medalje të ndryshme.

Përkundër këtij bollëku që ofron sistemi shqiptar, logjika e dekorimeve në vendet evropiane është: pak urdhra, me shumë shkallë. Mjafton të themi që Italia, një vend me 60 milion banorë ka vetëm një urdhër të rëndësishëm “Al merito della republica” dhe një medalje të rëndësishme. Franca ka dy urdhra gjithsej “Legjioni i nderit” dhe “Legjioni i Republikës”, Gjermania, një vend me 80 milion banorë, ka vetëm një urdhër, të ndarë në 12 shkallë. Austria ka vetëm një.

Për ekspertët kjo amulli që karakterizon shtetin shqiptar edhe në dhënien e dekoratave është unikale në botë, ndaj zgjidhja mbetet tek fillimi nga e para.

“Është një gjë pa kuptim. Kjo punë duhet filluar nga fillimi. Duhet zeruar. Më vjen keq që ne na u deshën 30 vjet për të kuptuar se duhet zeruar dhe të shkonim tek ekstremizimi aktual që duhet bërë një gjë ex-novo, por duke u mbështetur tek tradita e para 44-ës” u shpreh Artan Lame, Studiues
“Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor europian dhe në këtë kuptim ka ardhur koha ta adoptojmë që të mos ketë kaq shumë polemika” u shpreh Mentor Nazarko, Politolog.

Emisioni i plotë

Top Channel