Mbi 1.5 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në mbarë botën

19/05/2021 01:34

Sipas shifrave të përpiluara nga ‘Our World in Data’, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 1.5 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19).

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me pothuajse 421 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me më mbi 273.5 milionë doza.

India ka administruar rreth 183.8 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar rreth 56.9 milionë dhe Brazili rreth 53.6 milionë. Më pas vijon Gjermania me rreth 40.8 milionë doza, Franca me rreth 29.1 milionë dhe Italia me 27.9 milionë.

Lista vazhdon me Turqinë, e cila ka administruar mbi 26.6 milionë doza, ndjekur nga Rusia, Meksika dhe Indonezia. Vendi me më shumë doza të administruara në bazë të popullsisë është ishulli Seychelles i Afrikës Lindore, me 133.77 doza në 100 njerëz.

Top Channel