E enjte, 12 Shkurt 2026
15:35
Inflacioni në janar u rrit në 2.3%, rriten më tej çmimet e ushqimeve

Jo vetëm i përjetuar si muaji më i gjatë, por këtë vit edhe më i shtrenjtë. Janari 2026 ka nisur me një rritje të mëtejshme të çmimeve, teksa inflacioni në këtë fillim viti kapi normën e 2.3 për qind, nga 1.9 për qind në janar të vitit 2025.

15:30
FOTO/ Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste bankën, sipërmarrës në fushën e ndërtimeve, dyshohet se ka borxhe të pashlyera

Ky është autori që tentoi të grabiste sot bankën në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, Bardhyl Fusha.

15:27
Mbetjet toksike të Kurum, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim, inspektor i mjedisit në portin e Durrësit

Policia e Durrësit ka arrestuar Xhulio Golgota.

15:25
Rrëfehet vrasësi, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin: U interesuam ta vrisnim me snajper brenda burgut

Prej 13 janarit Altin Ndoci është një i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Por teksa procesi vijon në mungesë të tij, të pandehurit e tjerë ia përmendën emrin duke rrëfyer planet që ishin bërë për ta vrarë.

15:21
Ka 5 oferta në tryezë, Lewandowski do të vendosë për të ardhmen pas zgjedhjeve

Robert Lewandowski, që është drejt përfundimit të kontratës me Barcelonën, po e studion të ardhmen e tij me shumë qetësi. Deri në muajin prill, pasi të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale te klubi katalanase të 15 marsit, ai nuk do të marrë asnjë vendim.

15:11
Inside Story ndjek paratë/ Tenderat e AKSHI-t, zbulohet rrjeti i kompanive dhe milionat nën hetim

Skandali i abuzimit me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit po merr përmasa të reja.

15:10
Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari të shëndetësisë, policia e Tiranës arreston gazetarin

Policia e Tiranës ka arrestuar gazetarin Eljo Laze.

15:07
Pas 5 orësh, mbyllet seanca plenare në Kuvend

Seanca plenare e ditës së sotme është mbyllur pas 5 orësh.

14:55
Nën hetim për shitjen e pasurive të paluajtshme, policia belge bastis Komisionin e BE-së

Policia belge ka bastisur Komisionin e BE-së.

14:42
Formimi i institucioneve në Kosovë, reagon SHBA: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re

Ambasada amerikane ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.

14:42
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12 milionë euro për gjyqtarët që largoi Vettingu”, Rama: Kjo është pavarësi e papërgjegjshme

Trupa e Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim në lidhje me pagat e gjyqtarëve.

14:40
Inter-Juventus dhe tabuja e Derbit të Italisë, zikaltrit sfidojnë edhe ‘mallkimin’

Është folur shumë, ndoshta më shumë sec duhet për sezonin e Interit, që ka pasur vështirësitë e tij sidomos në ndeshjet direkte me skuadrat e mëdha në Itali, por gjithsesi është e sigurt se ecuria e deritanishme e zikaltërve me vendin e parë në kampionat, gjysmëfinalen në Kupën e Italisë dhe playoffin në Ligën e Kampioneve, drejtuesit e klubit dhe tifozët janë të kënaqur.

14:40
“Komandantin e grupit të zjarrit e keni deputet”, Agron Malaj përplaset me Tedi Blushin: Nuk ka ekzistuar si strukturë, përgjegjës për 21 janarin është…

Debati prej 5 orësh në Parlament preku edhe çështjen e 21 Janarit, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu referua Agron Malajt, atëherë gardist në mbrojtje të Kryeministrisë, sot deputet i PS-së.

14:37
Magjistratët kërkojnë rritjen e pagës së tyre, Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin: Na duhet më shumë kohë

Trupa e Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për të marrë një vendim në lidhje me pagat e gjyqtarëve.

14:17
Edicioni i pestë i Nations League vjen me risi, Shqipëria do të ketë një shans të artë, të sigurojë edhe Europianin nga Liga C

UEFA Nations League 2026/2027 (Liga e Kombeve), edicioni i pestë i këtij kompeticioni, sjell disa ndryshime të rëndësishme në kalendar dhe vazhdimin e formatit të zgjeruar.

14:11
Shën Valentini po vjen dhe në Milano-Cortina, propozim martese për skiatoren amerikane

Breezy Johnson pasi fitoi medaljen e artë në zbritjen e lirë per femra në Skitë Alpine në Lojërat Olimpike, kërkoi të përsërisë suksesin në garën e SuperG të zhvilluar këtë të enjte.

14:01
Klodian Braho në Hagë, kreu i SPAK takohet me presidentin e Eurojust: Fokus lufta kundër krimit të organizuar

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në selinë e Eurojust në Hagë, ku është takuar me presidentin e këtij institucioni, Michael Schmid.

14:00
“E kemi zhvendosur përkohësisht”, Braçe ministres Sala për shërbimin ambulant: Shifrat tuaja i kundërshtoj, 7 minuta një vizitë?

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ngriti para ministres së Shëndetësisë, Evis Sala problematikën e qendrës shëndetësore për banorët në zonën e rrugës Irfan Tomini, në njësinë nr.5 në Tiranë.

13:57
AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, e cila u kurorëzua me nënshkrimin e Memorandumit të Partneritetit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

13:50
Vdiq pas një operacioni në Tiranë, prokuroria e Padovas nis hetimin për ndarjen nga jeta të biznesmenit italian. Reagon spitali: Dietologia e miratoi ndërhyrjen

Vdekja e Massimo Ferro-s, një sipërmarrës 54-vjeçar nga Camposampiero i Italisë, po hetohet në dy shtete, Shqipëri dhe Itali, për të zbardhur rrethanat që çuan në ndarjen e tij nga jeta më 22 dhjetor, disa ditë pas një operacioni për rezeksion gastrik në një klinikë private në Tiranë.

13:46
Ferrari/ Të ardhura rekord, ofron 15 mijë euro bonus për çdo punonjës

Të ardhura mbi 7 miliardë euro, bilanc financiar pozitiv në rritje dhe porosi të mbuluara deri në 2027; Ferrari arkivon një vit historik dhe shpërblen rreth 5000 punonjësit të tij me një bonus të jashtëzakonshëm

13:42
Tragjike/ Përmbytet varka e pasagjerëve në lumin Nil, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë pasagjerësh u përmbyt në lumin Nil, në zonën Tayba-Al-Khawad të Sudanit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për një person që rezulton ende i zhdukur.

13:34
U dhunua dhe plagos me thikë në kokë, avokati Kujtim Cakrani në ‘Shqipëria Live’: Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja

Avokati Kujtim Cakrani ka folur sot në ‘Shqipëria Live’, duke treguar si ndodhi incidenti i rëndë në Vlorë, ku dy persona e dhunuan dhe plagosën me thikë në pjesën e pasme të kokës.

13:30
Pasi u kapën “mat” disa herë, Lewis Hamilton komenton lidhjen me Kim Kardashian për herë të parë

Lewis Hamilton ka folur publikisht për herë të parë lidhur me romancën e tij me Kim Kardashian, por nuk ka zbuluar shumë detaje.

13:30
Inter Miami në ankth, dëmtohet Lionel Messi; edhe Argjentina e monitoron

Kur kanë mbetur 10 ditë nga starti i sezonit të ri në Major League Soccer në SHBA, Lionel Messi mban Inter Miamin në ankth.

13:26
Akuza për dy raste të tjera përdhunimi ndaj ish-mesfushorit të Arsenalit, gjykatat në Angli nisin hetimet

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është akuzuar për dy raste të tjera përdhunimi, ndërsa aktualisht ndodhet në proces gjyqësor pasi ka mohuar akuzat për përdhunimin e dy grave dhe sulm seksual ndaj një të trete.

13:14
Dështimi i Super League gëzon Ceferin: Fitoi vetëm futbolli, askush tjetët

Një ditë më parë u zyrtarizua dështimi i projektit Super League të krijuar në vitin 2021. Edhe Reali i Madridit që kishte mbetur i vetëm, u tërhoq nga ky projekt teksa arriti edhe marrëveshjen me UEFA për të mirën e futbollit

13:01
Rikthehet Angela Merkel, Bild: Mund të kandidojë për Presidente Federale në 2027

Një vit përpara nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit Federal të Gjermanisë, në media ka nisur të artikulohet një emër: ish-kancelarja, Angela Merkel.

13:00
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje, reagon policia e Tiranës, si u arrestua 58-vjeçari

Policia e Tiranës ka reaguar pas tentativës për grabitje në një bankë të nivelit të dytë, ku autori është futur i armatosur me kallash dhe ka shtënë një herë në dysheme.

12:51
Shtyhet seanca paraprake për Monika Kryemadhin, avokatët e çështjes bojkotojnë pas dhunës ndaj Kujtim Cakranit në Vlorë

Monika Kryemadhi ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatë për seancën paraprake.

12:48
Shembjet nga moti i keq bllokojnë rrugën në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, Forcat e Xhenjos ndërhyjnë dhe e zhbllokojnë me shpërthim të kontrolluar

Moti i keq i dimrit ka dëmtuar rrugën që lidh fshatin Zhulat në Gjirokastër me qendrën.

12:46
Kim Jong-Un ka marrë vendimin, ja kush do të jetë pasardhësja e tij si Lidere Supreme e Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare.

12:40
Reshje dëborë në qarkun e Korçës, autoritetet thirrje shoferëve që të kenë kujdes në qarkullim

Reshje dëbore janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, ku trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 10 cm.

12:35
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironizon gjyqtarët dhe prokurorët: Po na bëni surpriza

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish prokurorët dhe gjyqtarët, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit.

12:12
Mes lotësh e dhimbjes, përcillen për në banesën e fundit katër anëtarët e familjes Kola

Mes dhimbjes e lotëve të afërmit e familjes së Arti Kolës, kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë drejt banesës së fundit të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht në Itali.

11:50
Qëlloi me kallash brenda bankës në Tiranë, zbulohet identiteti i autorit që tentoi të grabiste institucionin financiar

Bardhyl Fusha është personi që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë këtë paradite në Tiranë.

11:47
“Fatkeqësia e kombit është prezenca jote këtu Sali”, Berisha bllokon foltoren pas fjalës së Zegjine Çaushit. Peleshi ndërpre sërish seancën

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërprerë për herë të dytë seancën parlamentare pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha shkoi në foltore dhe kërkoi fjalën.

11:44
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri”/ Rama: Sistemi shumë mbrapa me teknologjinë

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e prezantimit të programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë.

11:44
Panik në bankën e nivelit të dytë në Tiranë pas të shtënave me armë, një person me kallash tenton të grabisë paratë

Një person i armatosur ka tentuar që të grabisë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

11:32
Sfidoi IOC, Heraskevych garoi me kaskën me imazhet e viktimave të luftës, u skualifikua nga Olimpiket: Do të apeloj në CAS

Sportisti i skeletonit Vladyslav Heraskevych u skualifikua nga Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina pas përplasjeve me IOC për kaskën e tij. Heraskevych u shfaq në garën e skeletonit me kaskën me imazhet e sportistëve të vrarë në luftë dhe për IOC kjo përbënte thyerje te rregullit të Kartës Olimpike që ndalon çdo lloj manifestimi apo propagandë politike, të besimit fetar apo racial brenda ambienteve olimpike

11:29
Replikat/ Deputetja e PS: Bëni muzikë me një dajre të prodhuar para 81 viteve. Berisha: Nxirreni jashtë këtë, jeni në histeri kolektive

Gjatë debatit për më shumë se një ore në Parlament, Berisha u përplas edhe me deputeten e Fierit, Kiduina Zaka.

11:26
“Kujdes se do keni fatin e atij Hoxhës”, plas e qeshura pas përgjigjes së deputetit të PS ndaj Berishës: Po pse të kam zhgënjyer unë ty?

Mes tensionesh dhe batutash është shoqëruar seanca e sotme e Kuvendit.

11:24
Thomas Tuchel firmos kontratën e re, trajner i Anglisë deri në vitin 2028

Thomas Tuchel ka nënshkruar një zgjatje të kontratës së tij me Anglinë, e cila do ta mbajë atë në krye të ekipit kombëtar deri pas Euro 2028.

11:18
“Protesta mbaroi me katër të vrarë me plumb në lule të ballit”/ Braçe kujton 21 Janarin: Në këtë vend do bëhet drejtësi një ditë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë debateve të protestës në Kuvend, u kthye te ngjarjet e 21 Janarit.

11:13
“Kjo qeveri të ruhet nga urrejtja e popullit”, deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

Ish-ministri Ervin Hoxha i është drejtuar opozitës duke i thënë se është e turpshme që përdorin fëmijë në protesta, ndërsa iu drejtua deputetit Redi Muçi duke i thënë se është e patolerueshme kur thotë se ‘sugjeron përdorimin e molotovit’.

10:57
“Çfarë ke që shtrihesh ashtu?” Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave të tij, Berisha shkon dhe i bllokon foltoren

“Çfarë ke që shtrihesh ti atje ashtu? Dhe ty do të të ikë mandati”, kështu iu drejtua Sali Berisha deputetit të PS Ardit Bido teksa po fliste në foltore.

10:56
Conte dhe fyerjet ndaj arbitrit Manganiello në Napoli-Como; çfarë rrezikon trajneri…

Mosndëshkimi me karton të kuq të Jacobo Ramon në ndeshjen mes Napolit dhe Comos në Kupën e Italisë e zemëroi kaq shumë trajnerin Antonio Conte sa trajneri nuk u përmbajt në fjalorin e tij.

10:46
Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren, Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur të vendoset rendi në sallë  

Vetëm pak minuta pas nisjes, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare.

10:39
“Ti që i ke shërbyer Serbisë, liroje atë foltore se le nam”, Balla ironi me Berishën, kërkesë Peleshit: Të hartojmë një deklaratë në mbështetje të liderëve të UÇK

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të mbyllet seanca dhe të mblidhet Komisioni i Jashtëm, që të hartohet një deklaratë me mbështetjen e palëve politike, për t’i bërë të qartë Hagës sipas tij, se Shqipëria nuk është dakord me pretencën për ish-liderët e UÇK-së dhe se po hidhet baltë ndaj tyre dhe luftës për liri. 

10:35
“Keni kyçur dokumentet e SPAK për Ballukun”, Peleshi i përgjigjet Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet, ju kujtoj se ka urdhër për të mos i bërë publike

Kreu i Partisë Mundësia, dhe deputet i Kuvendit, Agron Shehaj, në nisje të seancës i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit si drejtues i Këshillit të Mandateve, duke i thënë se kanë “kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, duke thënë se do duhet që ta vënë në dispozicion.

10:34
“Sot mungon Nallbati se e goditi policia”/ Boçi në Kuvend: Forcat RENEA nuk njohin deputetët

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në seancën plenare të kësaj të enjte u ndal te protesta e opozitës.

10:20
“Thaçi është i pafajshëm, ky është pozicioni juaj fillestar”, Rama publikon pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Ja arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pjesë nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë, teksa sot shënohet dita e katërt ku do të paraqiten deklaratat përmbyllëse.

10:19
Do të prehen në fshatin Gryksh të Peqinit, familja Kola hap dyert për ceremoninë mortore të katër anëtarëve që vdiqën tragjikisht në Itali

Mbërrijnë në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola e cila gjeti vdekjen tragjikisht ne Itali nga rrjedhja e gazit në banesë. 

10:16
Katastrofa në klubin e Premier League nuk ka fund, pronari grek shkarkon trajnerin e tretë për këtë sezon

Nottingham Forest ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche pas barazimit 0-0 ndaj Wolves, skuadrës së fundit në renditje.

10:09
Humbën jetën nga asfiksimi brenda në shtëpi, mbërrijnë nga Italia trupat e katër anëtarëve të familjes shqiptare

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit me traget nga Bari trupat e katër anëtarëve të familjes Kola.

10:02
“Nuk ishte vetëvrasje”/ Hetimi i ri mjeko-ligjor hedh dyshime mbi të vërtetën e vdekjes së Kurt Cobain: Shkrimi në letrën e lamtumirës ndryshon

32 vjet pas vdekjes së Kurt Cobain, një hetim i ri mjeko-ligjor ka vënë në pikëpyetje përfundimet zyrtare të autopsisë, duke pretenduar se vokalisti i Nirvana-s nuk kreu vetëvrasje, por u vra.

10:01
Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike

Komentet e pronarit të Manchester United, miliarderit Jim Ratcliffe, rreth Britanisë së Madhe si “koloni e emigrantëve” kanë shkaktuar një valë reagimesh politike dhe publike.

09:49
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Banorët e Rrjollit dhe ata që janë prekur nga projekti TID në Durrës janë mbledhur këtë të enjte përpara Parlamentit.

09:46
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT

Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT, pasi nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm.

09:35
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

James Van Der Beek, aktori i njohur për rolin ikonë të Dawson Leery në serialin kult për adoleshentë Dawson’s Creek, është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrëve.

09:34
Pjesë e grupit kriminal që vepronte në Elbasan, arrestohet në Belgjikë 32-vjeçari

Arrestohet në Bruksel Sergej Hasanapapaj, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në Elbasan.

09:25
“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët

Kristi u zgjodh lider i shtëpisë dhe avantazhi i tij ishte të zëvendësonte një banor të shtëpisë me një nga ato që ndodheshin në shpellë.

09:05
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka denoncuar një përpjekje të autoriteteve ruse për të bllokuar funksionimin e tij, duke pretenduar se masa synon t’i detyrojë përdoruesit të kalojnë në një platformë komunikimi të kontrolluar nga shteti.

08:38
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale.

08:31
Operacioni Jug-Veri/ Goditet grupi i trafikut të drogës, 4 në pranga, sekuestrohen armë dhe 41 kg kanabis sativa

Një grup kriminal që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, është goditur nga Policia e Shtetit pas një hetimi disa javor me metoda speciale.

08:25
Rendi i Ditës/ Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje që pritet të votohen

Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare.

08:21
Masakra në një shkollë në Kanada/ 8 të vrarë, mes viktimave nëna dhe vëllai i autores së krimit

Ngjarja e rëndë në Kanada, ku një 18-vjeçare hapi zjarr në një shkollë në Tumbler Ridge, duke lënë të vdekur tetë persona dhe mbi 20 të plagosur, shumica nxënës, ka tronditur mbarë opinionin.

08:13
Sulm masiv me raketa ruse ndaj Kievit, dëmtime në ndërtesa apartamentesh dhe infrastrukturë në të dy brigjet e Dnieperit

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm “masiv” me raketa ruse në orët e para të mëngjesit, sipas një deklarate nga kryebashkiaku Vitali Klitschko, me ndërtesa të goditura dhe shërbime emergjente të mobilizuara menjëherë.

08:01
Siguria Kombëtare/ Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, pavarësisht ndotjes së madhe që ai shkakton

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes që të sigurojë energji elektrike nga termocentralet me qymyr, si pjesë e përpjekjeve për të ringjallur industrinë e këtij burimi energjetik.

07:54
Izraeli i bashkohet “Këshillit të Paqes” të Trumpit, Netanyahu nënshkruan pranimin gjatë vizitës së tij në Uashington

Izraeli do t’i bashkohet “këshillit të paqes” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, njoftoi të mërkurën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një vizite në Uashington, ku u takua me kreun republikan të shtetit dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

07:42
Meksika ul javën e punës nga 48 në 40 orë, miratim unanim në Senat

Senati Meksikan miratoi të mërkurën një propozim presidencial për të reduktuar javën e punës në 40 orë nga 48, pavarësisht kundërshtimeve nga sindikatat dhe opozita.

07:37
Video/ Bezdisja ishte e dukshme, karrigia e Ministrit të ri të Drejtësisë të Turqisë shkakton incident në ceremoninë e dorëzimit të detyrës

Grindjet e ashpra politike në Turqi për ndryshimet në lidershipin e Ministrisë së Drejtësisë pas riorganizimit të kryer nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan u shoqëruan me një episod të pazakontë gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës.

07:22
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, sekuestrohen tonelata me kokainë

Marina Meksikane dhe Roja Bregdetare Amerikane sekuestruan tonelata kokainë gjatë një operacioni të koordinuar në Oqeanin Paqësor, njoftuan autoritetet meksikane të mërkurën.

07:10
Mungesë e madhe karburanti për shkak të presionit të SHBA-së, Rusia do të dërgojë naftë në Kubë për arsye “humanitare”

Qeveria ruse planifikon të dërgojë naftë dhe produkte nafte në Kubë “në të ardhmen e afërt” si “ndihmë humanitare”, raportoi sot gazeta Izvestia në edicionin e saj dixhital, duke cituar burime diplomatike, pasi ishulli i Karaibeve është përballur me një mungesë gjithnjë e më të madhe të karburantit për shkak të presionit të SHBA-së.

07:02
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

00:28
Jehona e Muçit i ka kaluar kufijtë e Turqisë, vëzhgues nga Premier League në ndeshjen e rradhës

Raportimet e fundit që vijnë nga Turqia janë vërtetë “bombastike”.

00:15
Ana tjetër e Olimpiadës Dimërore, organizatorët shpërndajnë 9700 prezervativë për sportistët

Lojërat Olimpike Dimërore janë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që zhvillohen aktualisht në botë.

00:03
Sulmuesi i Lazios, Pedro, shtrohet në spital, shmanget fraktura

Lazio është e shqetësuar për gjendjen e Pedros. Sulmuesi spanjoll u nxor me barelë në pushimin e pjesës së parë të çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Bolonjës.

E mërkurë, 11 Shkurt 2026
23:58
Balotelli, viktimë e fyerjeve raciste në Dubai: Këtu nuk e prisja, tani mjaft

‘Sot gjatë një ndeshje, u bëra viktimë e fyerjeve raciste në disa raste. M’u tha vazhdimisht: Uh uh uh shko të hash banane’-Nuk ka paqe për Mario Balotelli i cili bën denoncimin e tij në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

23:33
Kupa e Italisë, Lazio, gjysmëfinalistja e fundit do përballet me Atalantën e Gjimshitit

Lazio plotëson kuadrin e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Skuadra bardhekaltër eliminoi në çerekfinale Bolognan, fituesen në fuqi të kompeticionit, pas serisë së gjuajtjeve të penalltive 4-1 pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

23:14
Vendos Virgil Van Dijk, Liverpool merr fitore të rëndësishme ndaj Sunderlandit të Xhakës

Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti të fitojë ndaj Sunderlandin e Granit Xhakës që mungoi për shkak të një dëmtimi në kavilje me rezultatin e ngushtë 1-0 duke marrë 3 pikë që e afrojnë më shumë me zonën Champions.

23:03
Kuvendi dhe Qeveria e re në Kosovë/ Spiropali uron Haxhiun, Kurtin dhe Konjufcën: Ju priftë e mbara në përgjegjësinë e naltë për forcimin e shtetit demokratik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i ka uruar sukses qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

23:01
Kupa e Gjermanisë/Bayern i imponohet Leipzig, kalon në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut vijon rrugëtimin e tij në Kupën e Gjermanisë. Skuadra bavareze arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, diçka që i mungonte që nga sezoni 2019/20 për t’iu bashkuar Bayer Leverkusen, Freiburg dhe Stuttgart.

22:58
“Janë dënuar kriminelët serbë më pak se shqiptarët”, Bumçi në Top Story: Shqiptarët do të marrin njollë nëse…

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, u shpreh në Top Story se, me kërkesën e prokurorisë së Hagës, do të njolloset e gjithë Ushtria Çlirimtare, shteti i Kosovës dhe shqiptarët.

22:55
Zelensky i thotë ‘jo’ zgjedhjeve: Drejt kutive të votimit vetëm nëse arrihet armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se vendi i tij nuk do të mbajë zgjedhje derisa të zbatohet një armëpushim me Moskën dhe të ofrohen “garanci sigurie”, duke iu përgjigjur raporteve se Kievi planifikon të shpallë së shpejti zgjedhjet presidenciale dhe një referendum për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

22:50
Po luftonte me kancerin që nga viti 2023, ndërron jetë në moshën 48-vjeçare aktori, James Van Der Beek

Aktori James Van Der Beek ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 48 vjeç, siç u njoftua nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Instagram.

22:46
“Si ka mundësi që qeveria e Kosovës është kaq pasive për Hagën?”, Paskal Milo i ashpër në Top Story: Zgjohuni!

I ashpër ishte qëndrimi i ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, në Top Story, pasi prokuroria në Hagë kërkoi nga 45 vite burg secili për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

22:38
“Diella” paditet për imazhin, aktorja Anila Bisha i drejtohet gjykatës për ministren virtuale, qeveria: Pretendim pa bazë

Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

22:35
Premier League/Sukses i Manchester City dhe Aston Villa, fiton edhe Burnley pa Brojën

Manchester City mori të tjera 3 pikë në kampionatin anglez të futbollit. Skuadra e Citizens mposhti Fulham në ndeshjen e javës së 26 në Etihad Stadium me rezultatin 3-0 duke e shkurtuar për momentin diferencën me Arsenalin kryesues në 3 pikë, me Topcinjtë që do të luajnë këtë të enjte me Brentford.

22:32
Merr fund kriza politike në Kosovë. Albin Kurti zgjidhet kryeministër, Albulena Haxhiu në krye të Kuvendit. Ja përbërja e Qeverisë

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës për të tretën herë.

22:32
Naim Murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni: Ktheu 12 mijë euro, të tjerat…

Naim Murseli, i akuzuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij të ndjerë Liridona Ademajt, kishte marrë 100 mijë euro borxh nga biznesmeni Behgjet Pacolli.

22:15
Inside Story/ Troje, apartamente, pallate dhjetëra milionë euro! Pasuria ‘faraonike’ e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, prestanomet që fshehin paratë e korrupsionit

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës, krijon kompaninë “Premium Glass”.

22:06
Inside Story/ Daniel Shima, bestytnia, ‘internimi’ dhe truprojat! A është ‘pentito’ njeriu ‘hije’ që kontrollonte lojën e pistë në AKSHI?!

Dosja AKSHI, është një gropë e madhe e përvetësimit të parave publike e cila zgjerohet në disa drejtime nëse ndjekim paratë.

21:57
Inside Story/ “Viktima” apo luftë interesash?! Transaksionet dhjetëra mln euro mes oktapodit të kompanive që futën duart te AKSHI

Nëse analizon Ekstraktin Historik të kompanisë, bie në sy fakti se në 23 maj 2025, Gerond Meçe i kalon 100 % të aksioneve nënës së tij të moshuar, Shegush Meçe.

21:54
Inside Story/ Shkëlqimi, rënia dhe… ringritja e Gerond Meçes në “tortën AKSHI”, miliona euro tendera me flamur të kuq

Në pjesën e parë të dokumentarit, ne zbërthyem dosjen hetimore të SPAK për skandalet në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:53
Nis votimi i qeverisë Kurti, zbulohen emrat e kabinetit qeveritar

Albin Kurti ka zbuluar përbërjen e kabinetit qeveritar pas zgjedhjeve të parakohshme që fitoi në dhjetor.

21:44
Inside Story/ Dosja “AKSHI”, u paguan dhjetëra milionë euro në kontrata sekrete, privatët thuajse jashtë kontrollit

Me përqendrimin e procedurave në fushën e IT-së, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përbën një prej institucioneve me prokurimet me vlerat më të larta.

21:34
Formula 1/ Lando Norris, më i shpejti në ditën e parë të testeve të Bahreinit

Dita e parë e testeve të Bahreinit në prag të Botërorit të Formula 1 u mbyll nën shenjën e Lando Norris. Piloti i McLaren, kampioni në fuqi i botës ishte më i shpejti në pistën e Sakhirit të cilën e përshkoi më kohën 1 minutë 34 sekonda dhe 669 të mijtat duke lënë në vendin e dytë Max Verstappen.

21:27
Sherr në parlamentin turk, deputetët e opozitës nuk lejojnë të bëjë betimin ministri i ri i Drejtësisë, burgosi kryebashkiakun e Stambollit

Një përleshje shpërtheu në parlamentin e Turqisë sot pasi ligjvënësit nga Partia AK në pushtet dhe opozita u përplasën për emërimin e një figure kontroverse në Ministrinë e Drejtësisë në një riorganizim të kabinetit.

21:20
Inside Story/ Skenari i fryrjes fiktive të tenderave! Ermal Beqiri përfitoi miliona euro nga AKSHI me kunatin si prestanome

Skandali i zbuluar nga SPAK, doli në sipërfaqe nga komunikimet e kryqëzuara mes personave të akuzuar në të tjera hetime, në të kundërt bosi i “Advanced Business Solution”, nuk kishte ndërmend të denonconte.