Manchester United ka arritur marrëveshjen totale për transferimin e parë të madh të kësaj periudhe merkatoje duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Atalantës Ederson.

Klubi anglez ka mbyllur gjithçka me skuadrën italiane për një shifër që arrin në 45 milionë euro së bashku me bonuset e përfshira. Mesfushori brazilian ka pranuar kushtet personale dhe pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes klubeve lojtari do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore dhe procedurave formale përpara se të prezantohet si futbollisti më i ri i djajve të kuq.

Top Channel