Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, plagosen dy persona Ilir Meta hyri nga dera e pasme e “Hotel Rogner” për të marrë pjesë në pritjen e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të babait të tij.
Kjo ishte dita e dytë e lirisë për ish-Presidentin që la sërish sot qelinë e paraburgimit te 313-a ashtu si një ditë më parë kur u kthye në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit për të çuar në vend amanetin e të atit, që të varrosej aty.
Bashkëpunëtorë të rinj, por edhe të vjetër u panë në ngushëllime. Mes tyre nuk mungoi as Sali Berisha, aleati i vjetër politik i Metës, i cili shoqërohej nga dhëndri Jamarbër Malltezi.
Fjalët që mundi të shkëmbente me Ilir Metën, në takimin e tyre të parë që kur Meta u arrestua, Berisha i ndau edhe me publikun.
“Biseda ime ishte në mjedis të hapur dhe natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet”.
Për të qenë pranë familjes në këto ditë të vështira Kreut të Partisë së Lirisë i është akorduar një leje 12-orëshe për të qenë pranë familjes.
Top Channel