Alarmi nga Ebola “godet” Botërorin, anulohet miqësorja e Kongos në Spanjë
Irani do të mbërrijë në Meksikë mëngjesin e së dielës, pak ditë nga fillimi i Botërorit të këtij viti. Federata Iraniane të Futbollit bëri të ditur gjithçka përmes një komunikate për shtyp.
‘Kombëtarja do të niset nga Antalya për në Tijuana në orën 15:20 të së shtunës në 6 qershor dhe do të mbërrijë në Meksikë në orën 01:30 të së dielës në 7 qershor-lexohet në komunikatë
Futbollistët iranianë që po përgatiten për turneun madhor në jug të Turqisë dhe janë ende në pritje të vizave për të hyrë në SHBA ku do të luajnë 3 ndeshjet e tyre të fazës së grupeve.
‘Do të marrim vizë meksikane këto ditë dhe më pas do të na jepen shumë shpejt edhe ato amerikane-tha presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj.
Konflikti në Lindjen e Mesme i ka detyruar iranianët të spostojnë në minutën e fundit grumbullimin e tyre që ishte parashikuar fillimisht në Tucson të Arizonës. Kombëtarja e drejtuar nga Amir Ghalenoei do të luajë me Zelandën e Re në Los Angeles në 15 qershor dhe më pas me Belgjikën në 21 qershor, po në Los Angeles, për të mbyllur fazën e grupeve me sfidën ndaj Egjiptit në 26 qershor në Seattle, ndërsa këtë të enjte është parashikuar që Irani të luajë një ndeshje miqësore me Malin ne Antalya.
Top Channel