Florentino Perez ka gati dhuratën e parë për Mourinhon, Reali shumë pranë firmës me mbrojtësin e Liverpool-it
Real Madridi po e ndjek me seriozitet transferimin e mbrojtësit të krahut të Interit, Denzel Dumfries.
Sipas mediave spanjolle dhe italiane, holandezi është një nga objektivat kryesorë të klubit madrilen për sezonin e ardhshëm, ndërsa trajneri José Mourinho e ka identifikuar si pasuesin ideal të Dani Carvajal.
Interesimi i “Los Blancos” lidhet edhe me klauzolën e largimit që figuron në kontratën e Dumfries me Interin. Nga 1 deri më 31 korrik, mbrojtësi mund të largohet kundrejt pagesës së një klauzole prej rreth 25 milionë eurosh, një shifër që konsiderohet e përballueshme nga drejtuesit madrilenë.
Për Interin, një transferim i tillë do të përkthehej në një fitim të konsiderueshëm financiar. Dumfries, i cili iu bashkua zikaltërve në vitin 2021 për rreth 12 milionë euro, ka aktualisht një vlerë kontabël shumë më të ulët, çka do t’i siguronte klubit italian një plusvalencë prej afërsisht 20 milionë eurosh.
Ndërkohë, drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë edhe për pasardhësin e mundshëm të holandezit. Marco Palestra konsiderohet si kandidati kryesor për të përforcuar krahun e djathtë në rast se Dumfries largohet.
Megjithatë, sipas raportimeve nga Spanja, Real Madridi nuk dëshiron të presë deri në përfundimin e Kupës së Botës për të mbyllur operacionin. Nëse klubi madrilen kërkon ta finalizojë transferimin më herët, atëherë do të duhet të negociojë drejtpërdrejt me Interin.
Nga ana tjetër, vetë Dumfries duket i prirur të pranojë ofertën e gjigantëve spanjollë, ndërsa në ambientin zikaltër vlerësohet se shifra e klauzolës përputhet me vlerën reale të lojtarit në treg.
Për momentin, në Madrid vëmendja mbetet te zgjedhjet presidenciale të klubit, por pas tyre priten zhvillime të rëndësishme edhe në merkato, me Dumfries që po shfaqet si një nga emrat më të nxehtë të verës.
Top Channel