Juventus dhe makthi i Milik: Gjatë stërvitjeve shpërtheja në të qara, preka fundin
Ish futbollisti i Liverpoolit, Kenny Dalglish pa dashje bëri të ditur në rrjetet sociale se po kurohet nga kanceri. Dalglish, tashmë 75 vjeç do të donte ta mbante lajmin për vete, por u detyrua ta konfirmojë pas shpërndarjes në rrjetet sociale.
‘Aktualisht po ndjek një trajtim kundër kancerit. Ndryshe nga përdorimi im i telefonit, kurat po shkojnë mirë-shkroi Dalglish duke kërkuar më pas respekt për privatësinë e tij dhe të familjes së tij duke falenderuar në të njëjtën kohë edhe personelin mjekësor për kujdesin
Ish futbollisti i kombëtares skoceze ka lindur në 1951 dhe ka qenë një simbol i Celtic dhe Liverpool në vitet ’70 dhe ’80. Me skuadrën e The Reds, kenny Dalglish ka fituar e Kupa Kampionesh dhe 6 tituj kampionë të Anglisë. Më pasi ai është ulur në stolin e Liverpoolit si trajner në periushën 1985-1991 dhe në sezonin 2011-12.
‘Ke mbështetjen dhe ngrohtësinë tonë, Sir Kenny-shkruante klubi i Liverpool në rrjetet sociale.
Ndërkaq, pak ditë më parë, një tjetër legjendë e Liverpool, Kevin Keegan bëri të ditur publikisht se kanceri që iu diagnostikua në janar është në stadin e katërt, niveli më i avancuar.
Top Channel