Festimet për fitoren e Paris Saint-Germain në Champions League janë errësuar nga një ngjarje e rëndë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, numri i personave që kanë humbur jetën gjatë festimeve në Paris ka shkuar në tre.

Ajo që duhej të ishte një natë historike dhe festive për tifozët parisienë, për fat të keq është shndërruar në zymtësi. Autoritetet franceze po hetojnë rrethanat e sakta të këtyre aksidenteve tragjike, të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e incidenteve dhe kaosit të krijuar nga grumbullimet masive në rrugët e kryeqytetit.

Deri më tani, policia ka shtuar masat e sigurisë në zonat kryesore të Parisit për të parandaluar përleshje apo rreziqe të tjera për qytetarët.

Top Channel