“Punë pa Teka”/ Ja me sa para e ka nisur punën e parë hidrauliku: Vajzat do të kishin shumë sukses
Në puntatën e tretë të emisionit “Punë pa Teka” me gazetaren Kristi Gongo, në qendër të vëmendjes ishin të rinjtë që punojnë si hidraulikë.
Disa prej tyre gjimnazist, treguan se si funksionon dhe çfarë mësuan rreth kësaj pune.
Pjesë nga biseda-
I riu: Mirë the ti, s’na merr nusja pa zanat. Ajo pak të bëhet pis: Uh u bëra pis, ja bën kështu.
Gazetarja: Ashtu bëre moj?
E reja: Jo…
I riu: Pak të bëhet me pluhur ajo, uh u bëra me pluhur do iki të lahem.
E reja: Ja morëm dorën sot, i kemi bërë të gjitha detyrat që na janë caktuar.
I riu: Jo të gjitha, ke akoma.
E reja: Edhe këtë e vumë fashetën.
I riu: Me një tubo gjithë ditën? Sikur nuk del llogaria në fund pastaj.
Gazetarja: Ka të ardhura?
I riu: Po, ka shumë
Gazetarja: Do lodhesh, do bëhesh pis por në fund të fundit Puna është nder. Tani keni ndryshuar mendim për zanatin?
E reja: Ndoshta një mesazh për vajzat e tjera, po për ne jo.
Top Channel