Sali Berisha takohet me Ilir Metën, shkon për ngushëllime pas humbjes së babait të ish-presidentit
SPAK shpall pretencën për Samir Rosales Rodriguez, kolumbiani, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.

Sipas hetimeve, Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në plehu organik, sasia e së cilës llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.
Ngarkesa hyri në Shqipëri në shtator 2022 dhe u dërgua drejt Frakullës se Madhe. Gjatë hetimeve, SPAK vëzhgoi kimistin dhe provoi se ai mori një kampion nga ngarkesa e Frakullës duke konfirmuar më tej se në pleh kishte kokainë.
Top Channel