EMRI/ I dënuar me 6 vite burg në Itali për vjedhje me armë dhe kanosje, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari i shpalluri në kërkim ndërkombëtar
20/11/2026 12:14
Është arrestuar paraditen e datës 17 nëntor në Tiranë, Miklovan Arapi, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas njoftimit të Policisë, Arapi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.
Bëhet e ditur se, arrestimi u krye në kryeqytet, në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare.
Top Channel