U prezantua si funksionar publik dhe do t’i merrte 1 milion euro 54-vjeçarit, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë
Shkëputja e pjesëve nga fasadat e objekteve të amortizuara dhe pallateve shumëkatëshe vijon të përbëjë rrezik për qytetarët në Durrës. Mbrëmjen e kaluar, pjesë të fasadës së një pallati 15-katësh në zonën e Currilave ranë mbi një automjet, duke rrezikuar edhe kalimtarët, ndërsa paraditen e sotme ndërhyri shërbimi zjarrfikës për heqjen e të gjithë elementëve që mund të shkëputeshin në çdo moment nga fasada e pallatit.
Ndërhyrja ka pasur vështirësi pasi autoshkalla e shërbimit zjarrfikës arrinte deri në një lartësi të caktuar, ndërsa puna u vështirësua edhe nga mungesa e bashkëpunimit të banorëve, të cilët, sipas administratorit të pallatit, nuk kanë lejuar ndërhyrjen nga ballkonet e apartamenteve të tyre.
Rreziku, megjithatë, nuk kufizohet vetëm te pjesa e fasadës nga ku u shkëputën elementët mbrëmjen e së enjtes. Sipas administratorit Flamur Bala, godina ka 12 struktura dekorative, të cilat shtrihen deri në katin e 15-të dhe të gjitha janë problematike, për përsëritjen e incidenteve të ngjashme.
“Tani po konstatojnë problematikën e gipsave dekorative, të cilat rrezikojnë të bien dita-ditës. Ashtu si mbrëmë që ranë dhe rrezikuan jetën e banorëve. Po konstatojmë se si mund të hiqen dhe ku mund të ndërhyhet. Por forcat zjarrfikëse nuk i kanë kapacitetet e duhura mbi katin e shtatë. Kështu që, unë do ti bëj një letër Bashkisë së Durrësit si dhe do ja çoj si kërkesë edhe Njësisë Administrative të lagjes 1, ku do ti kërkoj ndërhyrjen dhe marrjen e masave emergjente që të parandalojnë ndonjë rrezikshmëri fatale të jetës. Elementet dekorative janë 12 rreshta që variojnë nga kati i parë deri në katin e trembëdhjetë, të gjëra dy metra dhe lartësia e tyre shkon mbi 40 metër”, tha banori dhe administratori i pallatit për mediat.
Rasti rikthen në vëmendje një problem që shfaqet herë pas here në Durrës. Nga fasadat e pallateve dhe godinave institucionale janë shkëputur edhe më parë copa suvaje, pllaka mermeri dhe elementë të tjerë dekorativë, duke rrezikuar kalimtarët dhe automjetet e parkuara poshtë tyre.
Top Channel