“E dehën, e vranë dhe e dogjën” , Sevim Arbana: I ati abuzonte me të bijën…

03/06/2026 18:29

E ftuar ne “ Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, aktivistja Sevim Arbana bëri një rrëfim si rrallë herë. Ajo u ndal në pesë histori të grave, të cilat i kanë mbetur gjatë në kujtesë që nga koha kur nisi punën.

Ajo kujton një ngjarje të 97-tës kur një vajzë i shkruan nga burgu për historinë e saj…

“E përdhunonte i ati, pinte dhe abuzonte me të. Një ditë ajo i kishte blerë raki, e dehu dhe bashkë me nënën e vranë dhe e dogjën…”, tregon Sevimi.

Gjatë bisedës ajo u përlot për një tjetër histori që e kujtoi gjithë emocion…

“E ëma kishte pirë fostoksinë dhe ndërroi jetë. Djali i vogël, kur shkuam në shtëpi, nuk ua lëshonte dorën motrave, duke kërkuar ndihmë që ai të jetonte me to e të kujdesej….”, përfundoi ajo.

Aktivistja Sevim Arbana rrëfeu se gjatë eksperiencës së saj ka përjetuar dhe momenti ankthi dhe atake paniku.

“Ka qenë shumë e vështirë në shumë momente të përballoja këto histori të grave që kërkonin ndihmë”, u shpreh ajo.

Top Channel